Certifikohen dhe betohen 342 ushtarët e rinj të FA

Описание к видео Certifikohen dhe betohen 342 ushtarët e rinj të FA

FA nga sot do të kenë brenda radhëve të tyre 342 të rinj. Rekrutët janë betuar sot në një ceremoni në Shkollën e Trupës në Bunavi në një ceremoni për certifikimin e tyre.
U certifikuan në total 342 ushtarë/detarë, nga të cilët 321 ushtarë/detarë të parë, 21 ushtarë/detarë të dytë, 23 nga të cilët ishin femra. Të 342 rekrutët përfunduan Stërvitjen Individuale Bazë (10 javë) dhe u titulluan ushtarë aktivë me gradën ushtar i I-rë dhe, ushtar i II-të për ata me arsim të lartë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantë të Forcave si dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке