Ekskluzive/Marjeta e "tmerrshme",i shoqi: S'ka pasur burrë e fëmijë me të tjerë,babai i vrau vëllain

Описание к видео Ekskluzive/Marjeta e "tmerrshme",i shoqi: S'ka pasur burrë e fëmijë me të tjerë,babai i vrau vëllain

Ne 16 maj te vitit 2017 në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar. Me ndihmën e laboratorit shkencor viktima u identifikua si Menduh Kurt-Deda nga Sohodolli i Dibres dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë të Sarandës. 3 shtetasit e akuzuar pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Më pas e kanë transportuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse. Grumbullimi i disa provave, përfshirë këtu zinxhirin me të cilin u lidh viktima, si edhe dëshmia e bashkëpunëtorit në krim Gazmir Ngota kanë çuar në përfundimin se vrasja u porosit nga Marjeta Karaj dhe u krye nga djali i saj që dyshohet se fshihet në Itali. Marjeta Karaj dhe viktima punonin së bashku në një shoqatë. . Ata kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin dhe gjatë kësaj kohe ajo i ka dhënë viktimës shumat e parave deri në rreth 10 mijë euro. Pasi lidhja mes tyre është prishur, Marjeta i ka kërkuar kthimin e parave, por viktima nuk i ka kthyer. Një person i identifikuar si Faik Stojna,ka qene personi i cili deklaroi për policinë se Marjeta dhe Besmir Karaj i kishin treguar detaje nga ngjarja e vitit 2017. Frika se mund ta vrisnin edhe atë për boxhin, ka bërë që t’i drejtohet policisë.Dëshmia e tij rihapi çështjen. Versioni i dhënë prej tij u krahasua me atë të të arrestuarit tjetër, Gazmir Ngotës. Grupi hetimor ka gjetur përputhshmëri dhe që të dy kanë identifikuar Marjeta Karajn si urdhëruese të krimit.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке