Thaçi viziton familjen Zymberi

Описание к видео Thaçi viziton familjen Zymberi

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi etj., kanë vizituar familjen e heroit të Kosovës, policit Enver Zymberit, të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës për vendosjen e rendit në veri me 25 korrik. " Viti 2011 mbanë emrin e heroit Enver Zymberi. 25 korriku shënon ditën e bashkimit territorial të Kosovës, sakrificës së madhe për të ruajtur dhe fuqizuar pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial " tha kryeministri Thaçi në odën e Muharremit, babait të heroit. Ai gjithashtu ka theksuar se çdo ecje përpara dhe suksesit të arritur ndërlidhen drejtpërdrejt me emrin, jetën, veprën dhe heroizmin e Enver Zymberit. " Vizita jonë sot është nderim shtetëror që i bëhet jetës dhe veprës së heroit të Kosovës dhe në të njejtën kohë është demonstrim se do të jemi gjithmonë pranë familjes së Enver Zymberit, i cili do të mbetet burim frymëzimi për hapat tonë të ardhshëm për të fuqizuar e konsoliduar shtetin tonë të ri " ka thënë Thaçi. Kryetari i komunës Bajram Mulaku në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Vushtrrisë ka falënderuar kryeministrin Thaçi për mbështetjen institucionale familjes Zymberi duke çmuar lartë heroizmin e policit, por edhe qëndrimin shumë dinjitoz të familjes Zymberi pas humbjes së birit të tyre. Familja Zymberi është familje me përkushtim të madh kombëtar të njohur në këto treva " theksoi Mulaku. Babai i heroit Muharremi, ka falënderuar delegacionin shtetëror për vizitën e bërë në prag të ndërrimit të motmoteve si dhe përkujdesin që i është bërë familjes. " Ndjehemi krenar për djalin tonë të rënë në aksionin për të dhënë rendin në tërë territorin e shtetit tonë, shpresojmë që mos të ketë më vrasje për të realizuar atë qëllim" tha Zymberi. Polici Enver Zymberi ka lënë bashkëshorten dhe katër fëmijë, Sokolin 9 vjeçar, Xhenetën 6 vjeçare, Luljetën 5 vjeçare dhe Renesën 3 vjeçare. Djali i heroit, Sokoli, gjatë tërë kohës së qëndrimit të delegacionit shtetëror në këtë familje i qëndroi në prehër të kryeministrit, gjersa ka recituar edhe një vjershë kushtuar heroizmit të babait dhe porosisë për bashkimin e tërë territorit të Republikës së Kosovës.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке