Pa Gjurme-Përzë grua e fëmijë për tjetrën/E dashura-ish gruas: Tani është i imi, ti shko...25.11.22

Описание к видео Pa Gjurme-Përzë grua e fëmijë për tjetrën/E dashura-ish gruas: Tani është i imi, ti shko...25.11.22

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:30 në ekranin e Report Tv
Një 50-vjeçar nga Fushë Kruja babai i 3 fëmijëve, me të cilët ka shkëputur marrëdhëniet pas divorcit me ish-bashkëshorten, sot vjen në 'Pa Gjurmë' për tju përcjellë një mesazh.
Gjithçka nisi në vitin 2019 kur pas disa konfliktesh Afrimi ndahet nga bashkëshortja e tij, Dhurata Alushi nga Fushë Preza pas 29 vitesh martesë. Kjo e fundit e denoncoi Afrimin për dhunë ndaj saj dhe 3 fëmijëve të tyre, dy vajzave dhe djalit. Pas këtij denoncimi kryefamiljari u mbajt për afro 12 orë në komisariatin e policisë. Kjo ishte koha e mjaftueshme për familjarët e dhunuar që të merrnin të gjitha orenditë shtëpiake dhe të largoheshin përgjithnjë nga banesa, ku kishin jetuar për kaq kohë nën terrorin e dhunës dhe presioneve të vazhdueshme psikologjike.
Çifti u ndanë përgjithnjë edhe ligjërisht ku secili nga partnerët mori drejtimin e vet. Fëmijët jetojnë me nënën e tyre, ndërsa babai 50-vjeçar njohu një tjetër grua 46-vjeçare nga Dibra. Ai u rimartua një muaj pas divorcit me ish-gruan e parë.
Sot kur rrugët e jetës i kanë të ndara, ata jetojnë gjuthashtu në qytete të ndryshme.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке