Histori me Zhurmues - Viti 1962 - Emisioni 14 - Sezoni 1 (05 prill 2009)

Описание к видео Histori me Zhurmues - Viti 1962 - Emisioni 14 - Sezoni 1 (05 prill 2009)

Viti 1962 ishte një vit shumë i rëndësishëm për muzikën e lehtë shqiptare. Në Dhjetor të atij viti zhvillohet festivali i parë i muzikës së lehtë në radio. Por një fakt shumë interesant është se përpara këtij festivali është zhvilluar një tjetër festival në qytetin Shkodrës.
Për të folur lidhur me këtë temë ishte i ftuar në “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, muzikanti Mark Kaftalli i cili në atë kohë ka drejtuar atë festival.
“Atë vit unë isha drejtues i estradës së muzikës së Shkodrës. Ka qenë pranverë dhe na njoftuan se kishim mbledhje në Shtëpinë e Kulturës. Drejtor ishte Rustem Sykja, aty ishte edhe Prenk Jakova. Sykja kërkoi të bëjet një festival. Unë i thash festival është të bësh këngë të reja, jo me këngët ekzistuese, sepse ashtu është koncert. Prenka na kërkoi që të shkruanim këngë dhe t’i fusnim në një zarf pa emra në mënyrë që të mos kishte korrupsion. U mblodhën këngët dhe u vendos të fillohej puna. Por Prenka në atë kohë nuk donte të punonte me orkestër të madhe dhe vazhdova unë. Dhe u bë festivali i parë i Tiranës ku unë pata shkruar këngën “Lule të bukura sjell Pranvera”. Çmim të parë nuk dhanë fare në atë festival, dhanë 3 çmime të dyta një prej të cilëve e mora unë dhe 3 të treta dhe më dhanë 6 mijë lekë shpërblim me të cilat bleva një pardesy”, tha Kaftalli.
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке