Nexhmije Pagarusha dhe Jusuf Gërvalla

Описание к видео Nexhmije Pagarusha dhe Jusuf Gërvalla

Nexhmije Pagarusha në tetor 2010 në koncertin me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës. "Nëse shpirti i njeriut nuk vdes - kështu thonë - atëherë shpirtin e Jusufit e kemi këtu te ne, sonte. Ai na dëgjon edhe na sheh, ne jo atë. Jusufi ishte një engjëll. Ishte një poet i mirë, ishte një këngëtar i mirë, ishte një gazetar i mirë.
Në natyrë çdo gjë është e përsosur, përveç raca e njeriut. Jusufi ishtë natyrë.
Kurrkush nuk ka besuar se çfarë vullkani është në shpirtin e tij, në zemrën e tij, për dashninë e madhe t'popullit t'vet. U diktu atëherë kur dora e tradhëtarit e nxorri atë fuqi, atë vullkan. Mirëpo ai vullkan nuk humbi. Shkoi tek të gjithë të rinjtë, të cilët edhe të tjerët e dhanë jetën për lirinë. "

Do t'ju recitoj vetëm një refren. Mandej do ta dëgjojmë edhe muzikën së bashku. Refreni ështe një tekst i mrekullueshëm që e kam këndu në Akorde. Muzika Severin Kajtazi.

Ky qe cak i fundit
Unë po largohem pergjithmonë
Le të ngelë buzë lumit kjo melodi e fundit
Pa fjalë dhe gënjeshtra
Ma shtri veç dorën dhe mos qaj
Stinët që kaluan ishit plot vaj.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке