Shije Shtëpie – Emisioni 22 Nëntor 2023

Описание к видео Shije Shtëpie – Emisioni 22 Nëntor 2023

Në studio:

Brunilda Basha- arkitekte, pedagoge

Blerta Balliu- Administratore e qendrës kulturore “Almuzaini”

Skype/Azem Kovaçi - Specialist bankar

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga zonja Vjollca

Topa lakre të mbushura me salcë

8-10 gjethe të mëdha lakre

500 gr mish të grirë

1 qepë e grirë hollë

1 domate

2 thelpinj hudhër

1 fç oriz

1 tufë majdanoz

Kripë dhe piper i zi

2-3 lgj vaj ulliri

Për salcën:

400 gr pure domate

1 gotë lëng mishi

1 gotë ujë( ose lëng mishi apo pule)

2 gjethe dafine

Kripë dhe piper i zi

40 gr gjalpë

Fillimisht marrim gjethet e lakrës, i shpëlajmë dhe i vendosim ato në një tenxhere me ujë të valuar për minuta, duke i kthyer nga të gjitha anët me ndihmën e një kapseje. Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë hollë, kripë dhe piper të zi, majdanoz të grirë, orizin e shpëlarë mirë. Përziejmë mirë mbushjen dhe shtojmë në të 4 lugë gjelle vaj ulliri. Më pas me ndihmën e një tasi të vogël formojmë topthat e lakrës. Presim gjethet e lakrës në shirita me gjerësi 7-8 cm. Vendosim në formë kryqi, 2 shirita lakre në tas, duke i mbështetur mirë ato me bazën e tasit. Shtojmë në të mbushjen me mish dhe oriz. Në fund palosim pjesët anësore të lakrës duke bërë mbylljen e topthave. Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet.

Përziejmë salcën me lëng mishi, ujë ose lëng pule. I japim shije me pak kripë, piper, dafinë dhe vaj ulliri. E shtrojmë salcën si bazë në një tavë. Përmbysim topthat me qëllim që mbushja e tyre të jetë poshtë në tavë. Në fund vendosim pak gjalpë mbi toptha. E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 45 minuta. Më pas i shërbejmë të ngrohta.

Ëmbëlsirë krokante të mbushura me mollë

Mbushja:

2 mollë

2 lgj sheqer

1 lç gjalpë

0,5 lç kanellë

1 lç mjaltë

Brumi:

1 vezë

Pak kripë

Sheqer vanilje

60 gr sheqer (3 lgj)

50 ml vaj (1 fk)

2 lgj niseshte misri

2 lgj kos

0,5 pako pluhur pjekës

250 gr miell Ola

Sheqer pluhur për pudrosje

Fillimisht qërojmë mollët dhe i grijmë ato në rende nga ana më e trashë. Vendosim mollët e grira në tigan. Shtojmë sheqerin, kanellën, 0,5 lugë gjelle gjalpë. I lëmë të gatuhen deri sa mollët të bëhen transparente. shtojmë një lugë gjelle mjaltë, i lëmë dhe 5 minuta në tigan dhe më pas i largojmë. Vendosim mbushjen në një pjatë me qëllim që të ftohet.

Përgatisim brumin.

Në një tas vendosim vetëm një majë kripë, sheqer vanilje, 2 lugë gjelle sheqer. Përziejmë mirë përbërësit në tas, shtojmë niseshten, i përziejmë mirë. Shtojmë vajin, 2 lugë gjelle kos, shtojmë pluhurin pjekës e më pas shtojmë miellin pak nga pak. E punojmë brumin me duar deri sa të na formohet një brumë i butë që nuk ngjit në duar.

Hapim një petë drejtkëndëshe me brinjë 32*24 cm. Këtë petë e ndajmë në 12 kuadrate me brinjë 8 cm. Peta duhet të jetë e trashë 0,3 cm. Në çdo kuadrat vendosim nga një lugë çaji të mbushur me mollë në mes e më pas palosim 2 cepat e çdo kuadrati duke formuar biskota trekëndëshe të mbushura me mollë. I vendosim në një tepsi me letër pjekje dhe i pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë për 20 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë. I nxjerrim nga furra, i pudrosim me sheqer pluhur e më pas i shërbejmë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке