Shije Shtëpie - Qumështor tradicional nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Qumështor tradicional nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

5 kokrra vezë

5 lgj sheqer

50 gr gjalpë

1 majë kripë

2,5-3 lgj miell

1 litër qumësht të ngrohtë

Vanilje ose lëkurë portokalli

Në një tas rrahim vezët e plota me pak kripë. Shtojmë pak nga pak sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin e tyre. Shtojmë gjalpin e shkrirë e të vakur e më pas gjysmën e qumështit.

Shtojmë miellin e situr, e përziejmë mirë me tel dore deri sa shohim që nuk kemi kokrriza mielli. Më pas shtojmë qumështin e mbetur në tas. E aromatizojmë me vanilje ose lëkurë limoni të grirë hollë. E kalojmë komplet masën në sitë duke e transferuar në një tenxhere të vendosur në zjarr mesatar.

Vazhdojmë përzierjen në zjarr deri sa shohim që masa e qumështit trashet, por jo të kalojë në vlim. Atëherë e largojmë nga zjarri dhe e nivelojmë në një tepsi të lyer me gjalpë. Mbulojmë sipërfaqen e qumështit me një të verdhë veze dhe e pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë për 30-35 minuta.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке