Salih dhe Feriz Krasniqi - Moj Kosovë lum na për ty

Описание к видео Salih dhe Feriz Krasniqi - Moj Kosovë lum na për ty

Kënduar nga dueti i njohur kosovar, Salih dhe Feriz Krasniqi - Më 10 korrik 1966, rapsodët Salih e Feriz Krasniqi në Langolen të Anglisë, në Festivalin Ndërkombëtar fituan vendin e parë.
Në vitin 1966, prej 4 e deri me 10 korrik, Ansambli “Rugova” ka marrë pjesë në Festivalin e Folklorit Ndërkombëtar në Langolen të Anglisë. Në kuadër të këtij Ansambli që e udhëhiqte Ramë Nikçi ishin edhe rapsodët e mirënjohur të Llapushës, Salih e Feriz Krasniqi.
Nga ky festival, Salihi e Ferizi edhe Ansambli “Rugova” u kthyen me shpërblime të shumta.
Vendi i parë iu takoi rapsodëve Salih e Feriz Krasniqi me këngët: “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, ”Zuna një kajkë e rashë në det“, ”Gur mbi gur marohet kalaja” si dhe u paraqitën me një potpuri vallesh instrumentale me sharki e çifteli.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке