#LAVDI #FERIT BEJ #VOKOPOLA 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
18 GUSHT VOKOPOLE BERAT FESTA E FERIT BEJ VOKOPOLES Ferit Vokopola
#ferit #Feritvokopola #vokopole #vokopoleberat #terpan #vokopola #Berat #shkelqimbeshiri #Shkelqim #beshiri #terpanit #krahinaballollit #best #atdhe #atdhetar #atdhedashuri #patriot #kuqezi #Albania #love #Berat #alfred #xhoxhaj #film #LAVDI #FERIT BEJ #VOKOPOLA 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
18 GUSHT VOKOPOLE BERAT FESTA E FERIT BEJ VOKOPOLES Ferit Vokopola
DIJA, DRITA E JETËS
*****
Me rastin e 18 gushtit, Festës së hareshme të VOKOPOLËS, shkova me mall të përvëluar dhe i dhurova Shkollës 9 vjeçare " Ferid Vokopola " librin tm shumë të dashur :
" VOKOPOLË, O VEND I DËLIRË ", të shkruar me ndijesnë e zemrës dhe dëlirësinë e shprtit, duke frymuar nga dhimbja dhe përmallimi tek fjala, dhe prej fjalës tek gëzimi i hareshëm.
Librin ia dhashë në festë ndër duar kryeplakut të Vokopolës Z. Nezir Ago, një djalë i gjallë dhe i vëmendshëm, të shoqëruar me një fjalë të shpirtit që i flet shpirtit, për tua përcjell nxënësve dhe mësuesve të vatrës së dijes të Vokopolës.
Bijtë dhe bijat e Vokopolës duke njohur dhe mësuar për vendin ku kanë lerë, Vokopolën, dinë të mësojnë vlerën e lartë dhe të vyer të vendit dhe Kombit të tyre, Shqipërisë.
Zoti e bekoftë Vokopolën dhe Shqipërnë !
*****
FERIT VOKOPOLA KËNGË PER FERIT VOKOPOLËN -LUFTETAR ATDHETAR BERATAS BABA PAVARSIS -KRAHINA BALLOLL
(↪kendon Elton Qeraj )
EMRI FERIT
MBIEMRI VOKOPOLA
VËNDLINDJA VOKOPOL BERAT
DATËLINDJA 18 GUSHT 1887
NDËRROI JETË 1969
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, Deputet në Berat e Vlore .Ministër i Bujqësisë
(1927-1928), Teolog, Ekonomist, Poet, Publicist, Themelues i Organizatës “Drita Hyjnore” Drejtor i Revistës “Njeriu”
Ferit Vokopola lindi në Vokopolë të Beratit më 18 gusht 1887. Atdhetar dhe njëri nga pjesëmarrësit e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Në vitin 1920 ishte ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjës. Ai iu përkushtua fesë dhe ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. Autor i veprës “Gjëmimi i Tomorrit”, përmbledhjes me vjersha “Symbyllazi me ëndërrime” dhe vëllimit me poezi “Fluturimet e shpirtit”
Ferit Vokopola përktheu Kuranin dhe la në dorëshkrim’’Kalendarin osman”. Në shtypin shqiptar të viteve 1920-‘30 ndriçoi pena e fuqishme e tij, si një prej figurave poliedrike të kohës. Studioi në Universitetin e Stambollit për drejtësi dhe ekonomi. Ai ishte politikan, ekonomist, teolog, poet, filozof dhe eseist.
Më 28 nëntor 1912, Ferit Vokopola firmosi dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë si delegat i Vlorës. Më 1914 bëri pjesë në ekipin e Ministrisë së Bujqësisë të Qeverisë së Durrësit. Pikërisht në këtë kohë ai hartoi kriterin e përkthimit dhe të komentimit të Kuranit.
Atdhetari i flaktë Ferit Vokopola në kujtimet e tij, lidhur me ato ditë të vështira të pragshpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në gazetën “Përlindja e Shqypnijes”, viti II, nr. 6-7 të dt. 30 janar e 1 shkurt 1914, shkruan: “..u nisëm përmes Myzeqesë në ato kohëra të këqija nga dimri i fortë e arritëm në Fier, ku takuam edhe Ismail Qemal beun me shokë. Ismail Qemal beu në zyrën telegrafike merrte shpjegime mbi situatën e okupacioneve dhe jepte këshilla mbi masat që duheshin e me padurim të mblidheshin delegatët shpejtësisht në Vlorë. Kur ishim në zyrën telegrafike më vjen një telegram mua nga nëna ime që ishte me plevit tepër të rëndë dhe Ismail beu më thotë: shko biri im në Berat, hallallosu me mëmën, ti marrësh uratën e pastaj hajde në Vlorë me delegatet e Beratit. Duke e digjuar, unë i thashë se jam nisur për Mëmën Shqipëri, e uratën kam me ja marë kësaj. Ai më përgëzoi atenisht me një bravo, e cila i buroj nga zemra… dhe vuna re se sytë i kishte të lotueshëm.
Nga Fieri u nisëm për Vlorë. Atje Agallarët Sharra çelën shtëpinë e na pritën me bujari të madhe. Ndërkohë prisnin me padurim të vinin delegatët e vëndeve të tjera”.
Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë u botua në gazetën “Përlindja e Shqypnijes”, organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, edhe nën kujdesin e firmëtarit më të ri të Aktit të Pavarësisë (vetëm 25 vjeç) Ferit Bej Vokopola.
gjatë periudhës 1920-1928 u zgjodh deputet i Vlorës, kurse gjatë viteve 1928-1939 deputet i Beratit. Pikërisht në këtë kohë, në bashkëpunim me Sali Vuçiternin e të tjerë, ai bëhet një nga organizatorët kryesorë për themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe jep një kontribut të ndjeshëm për ngritjen e Medresesë së Përgjithshme të Tiranës.
Më 26.10.1927 deri më 10.5.1928 Ferit Vokopola mbuloi postin e Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Shqiptare. Në Kongresin e Lushnjës (21.1.1920) ai mbajti fjalën e hapjes dhe u zgjodh Sekretar. I frymëzuar nga kjo ngjarje historike, ai shkroi himnin e Kongresit të Lushnjës. Poezia e këtij himni është një muzikalitet me tinguj melodioz. Më 1919 boton “Fluturimet e Shpirtit”, në vitin 1920 botoi vëllimin me poezi “Symbyllazi me ëndërrimet”, në vitin 1942 botoi veprën poetike “Gjëmimet e Tomorrit” Stili #festë
Информация по комментариям в разработке