Protesta e opozitës ka marrë formën e një marshimi në rrugët e Tiranës, me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në krye të turmës.
Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur drejt Drejtorisë së Policisë, duke brohoritur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi protestën si një marshim revolte paqësore, për të shprehur zemërimin popullor ndaj qeverisë.
“Sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës. Po shprehet zemërimi popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Për t’i thënë Ramës që jo një Lubi, por edhe 30 të largosh, do të jesh ti objekt kryesor i revoltës popullore,” u shpreh Berisha.
Ai shtoi se kauza e opozitës është largimi i kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi “gjenerator i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij”. Berisha theksoi se asgjë nuk e mbron Ramën nga revolta popullore, duke e konsideruar largimin e figurave të tjera të qeverisë si përpjekje të dështuara për të ruajtur pushtetin.
Ndërkohë, pak çaste para deklaratës së Berishës, protestuesit hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike, duke tensionuar atmosferën.
Kreu i PD e cilësoi këtë si “shpërthime të revoltës”.
Policia e Shtetit ka mobilizuar mbi 1500 efektivë, ka blinduar Kryeministrinë me gardh metalik dhe ka vendosur autobote uji, zjarrfikëse dhe ambulanca si masa parandaluese. Selia e Partisë Socialiste është rrethuar nga forcat e rendit, pas kërcënimeve të vazhdueshme të Berishës ndaj PS dhe kryeministrit Rama.
Berisha nuk kurseu kritika edhe ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, të cilin e quajti “mercenar të Ramës”.
Protesta është në zhvillim dhe pritet të vijojë me marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, nën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ilir Proda një nga kryebanditët , revolta shkon drejt për t’i thënë se aq sa ka të ardhme Rama aq ke edhe ti, që je një mercenar i tij. Aty është në zyrën e tij është edhe Agasi, ndaj edhe shkojmë aty për t’i shënjuar. Kjo nuk është për policët e thjeshtë, por për këta që janë më të rrezikshmit”, tha ai
/rtsh.al/
RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve.
Subscribe to our YouTube Channel:
http://bit.ly/3H0S7oQ
Find us at:
https://www.rtsh.al/
Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook: / rtshqiptar
Instagram: / rtshqiptar
Twitter: / rtshqiptar
Tik Tok: / rtshqiptar
#RTSH24#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar
Информация по комментариям в разработке