Dija, besimi dhe tipologjitë e njerëzve

Описание к видео Dija, besimi dhe tipologjitë e njerëzve

Në këtë audio shqyrtohet qasja unike që dijetari i mirënjohur hanefi, Ebu Zejd el-Dabusi (430 AH / 1038–9), ka shpalosur në parathënien e librit të tij të njohur "Tekuim el-Edileh" lidhur me shtresat apo kategoritë e njerëzve dhe rëndësinë që ka njohja e tyre për besimin e drejtë dhe dijen e saktë.

El-Dabusi e vendos studimin e shkencave islame në një kontekst më të gjerë të natyrës njerëzore që paraqet një lloj antropologjie islame. Ai shprehet se njeriu nuk do të arrijë kuptoj se cila është marrëdhënia e saktë midis besimit dhe veprave, apo dijes dhe zbatimit të saj derisa të kuptoj tipologjitë e njerëzve që ekzistojnë në këtë botë, që të mund të kuptoj se çfarë lloj qenieje njerëzore duhet të aspiroj të jetë, për çfarë është krijuar të jetë dhe duhet të përpiqesh të bëhet. Vetëm në kontekstin e kësaj përpjekjeje për transformim personal njeriut do ti bëhet e qartë modeli më i mirë i besimit dhe marrjes së dijes.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке