Top Channel/ Mesazhi i Vitit të Ri, provokon Vuçiç: Përmend Kosovën-Mos shpresoni kot…!

Описание к видео Top Channel/ Mesazhi i Vitit të Ri, provokon Vuçiç: Përmend Kosovën-Mos shpresoni kot…!

Mesazhin e Vitit të Ri, presidenti Serb Aleksandar Vucic e ktheu në një provokim për vendet fqinje. “Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën: Gëzuar Vitin e Ri dhe mos shpresoni kot, se nuk do të ketë ndërrim pushteti në Serbi”, është shprehur ai.

Komentet sfiduese të kreut të shtetit serb erdhën ne vazhdën e disa javë protestash masive që kanë pushtuar vendin pas shembjes së strehës së një stacioni treni të Novi Sadit që shkaktoi 15 të vdekur. Edhe në natën e ndërrimit të viteve, një protestë masive për dorëheqjen e tij u organizua nga studentët në Beograd.

Prokurori publik i Serbisë ngriti disa ditë më parë padi ndaj 13 personave për incidentin, përfshirë një ish-ministër, duke i akuzuar ata për një vepër të rëndë penale kundër sigurisë publike dhe kryerjen e parregullt të punëve ndërtimore. Akuzat u ngritën në qytetin e Novi Sadit, ku ndodhi shembja me 1 nëntor. Nëse shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të përballen me dënime deri në 12 vjet heqje lirie.


Çatia e madhe prej betoni ishte pjesë e një stacioni hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të infrastrukturës me kompanitë kineze. Shumë veta në Serbi besojnë se punimet në stacion ishin të dobëta për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe kjo shkaktoi rrëzimin e çatisëZemërimi në shkallë të gjerë pas incidentit nxiti protesta pothuajse të përditshme kundër presidentit populist Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVucic#Serbia#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке