"Emrin Big Basta ma ka gjetur Dr.Flori",artisti emocionon me historinë që fshihet pas emrit të artit

Описание к видео "Emrin Big Basta ma ka gjetur Dr.Flori",artisti emocionon me historinë që fshihet pas emrit të artit

Artisti shumë i dashur për publikun shqiptar, Big Basta ka treguar se çfarë fshihet pas emrit të tij të artit.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Big Basta ka treguar se emrin me të cilin i është prezantuar publikut shqiptar, ia ka gjetur këngëtari i ndjerë, Doktor Flori.

Big Basta: Unë emrin e gjatë e kam Gerald, por shkurt familja më thërret Geri, pastaj shokët më thërrasin Bigu, më thërrasin edhe Nona. Pastaj emri Big Basta erdhi më vonë dhe jam shumë me fat që emrin Big Basta ma ka gjetur një miku im që sot nuk është më mes nesh, Doktor Flori dhe kam qenë tek shtëpia e tij dhe ai ka thënë…. Se unë kisha një emër pak më gangster, më të keq dhe ai tha që “më mirë e bëjmë Big Basta dhe nuk keqkuptohet fare” dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Doktor Flori tha “më mirë bëje Big Basta dhe je perfekt.”

#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët "me të zgjuar", gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format "i ngrohtë", i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm!

Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке