Një restorant buzë ujit në Ishull Shengjin! (RESTORANT PESHKATARI)

Описание к видео Një restorant buzë ujit në Ishull Shengjin! (RESTORANT PESHKATARI)

Një restorant buzë ujit në Ishull Shengjin!

Shqipëria mbetet ende e paeksploruar sa i përket vendeve turistike, duke filluar nga ato malore e deri te perlat e jugut me detin e pastër. Këtë herë do të zhvendosemi në qytetin e bukur të Lezhës, në Ishullin që ofron pamje të jashtëzakonshme, por edhe ushqim të mirë e relaks.
Restorant Peshkatari, një ambient i menduar deri në detaje. Specialitet e restorantit janë peshku i egër i pjekur në prush, ngjalat e lagunës, e po ashtu produktet e tjera bio të cilën merren nga banorët e zonës.
Prej më shumë se 15 vitesh si biznes familjar Kliton Nika menaxhon Restorant Peshkatarin. Dy vëllezërit e tij të talentuar, Shef Klaudio dhe Shef Françesk Nika, ekspertë kulinarie që përgatisin gatimet me pasion dhe kreativitet për klientët e tyre.
Harmonia midis tyre është në sinkron, secili ka punën e caktuar që porosia të jetë në kohë dhe e shijshme për klientin.
Gazetarët e KOHA JONË ishin dhe panë nga afër aktivitetin. Nuk mund të mungonin turistë të huaj dhe vendas të cilët mbizotëronin si brenda por edhe në ambientet çlodhëse jashtë restorantit.
Historia është me të vërtetë mbresëlënëse, duke nisur që nga emri i restorantit “ Peshkatari”, Klitoni na tregon se ky emër e ka zanafillën që nga babai i tij Zef Nika i cili ka patur një përvojë të gjatë prej 38 vitesh në botën e peshkimit.
Pra një fundjavë ndryshe do të ishte çlodhëse pikërisht në këtë vend, fëmijët tuaj do të gjejnë parkun e dedikuar të lojërave, gatimi i peshkut në prush, ngjalat e freskëta, e shumë gatime tradicionale, e mbi të gjitha me çmime të arsyeshme. Këto i mundëson vetëm Restorat Peshkatari, i cili ju pret në ishull-Shëngjin në Lezhë!


   • Një restorant buzë ujit në Ishull She...  
#restorantpeshkatari #ishullshengjin #lezhë #kohajone #danielmucaku

Комментарии

Информация по комментариям в разработке