Anita Bitri - Dashuria e Parë ...

Описание к видео Anita Bitri - Dashuria e Parë ...

DASHURIA E PARË

Dashurinë e parë, kush nuk e provoj
Dhimbjen që la pas, kush nuk e këndoj,
e këndoj..

Ku shkuan fjalët, që m’i thoshe me aq zjarr
Ku shkuan lulet, që m’i sillje plot me vesë
plot me vesë...

Ku fluturoi dashuria jonë e parë
Ku shkoi motivi, që më zgjonte çdo mëngjes,
Vallë ku shkoi...

Një këngë e vetme, jo nuk është rinia
Por veç një dhimbje kam dhe do ta them
Se një prej këngëve është dhe dashuria
Dhe kënga ka një strof, por ka dhe një refren...

Jo nuk e besoj, ta kem të lehtë që ta mohoj
Kur dashurinë e parë, jo nuk e harroj
Mos më thuaj s’më kujton, asnjeri s’do ta besoj
Diku në ëndërr do të vij dhe të takoj...

Dashurinë e parë, kush nuk e provoj
Dhimbjen që la pas, kush nuk e këndoj
E këndoj, e këndoj, e këndoj....

Комментарии

Информация по комментариям в разработке