Ish-piloti rrëfen ngjarjen e 2 pilotëve që morën urdhër për të qëlluar në 1997-tën

Описание к видео Ish-piloti rrëfen ngjarjen e 2 pilotëve që morën urdhër për të qëlluar në 1997-tën

Komandant i grupit ajror të Rinasit, Petrit Bebeci thotë se gjatë trazirave të vitit 1997, pilotët merrnin detyra për të kryer fluturime luftarake për përdorimin e predhave dhe raketave dhe ngarkoheshin me bomba.

Sipas tij, urdhrat jepeshin jo vetëm në regjimentin e Rinasit por edhe të Kuçovës.

“Pilotët asnjëherë nuk shkonin atje ku u thoshin por i hidhnin bombat në vende të pabanuara”, tha Bebeci.

Ai tregoi se dy pilotë pati urdhër për të kryer ‘mision zbulimi’ ku ‘do të kaloni mbi Urën e Mifolit dhe mbi Tepelenë nëse ka lëvizje trupash’.

“autokolona që shkonte nga Saranda për në Gjirokastër që ishin me miell për popullsinë, u dha urdhër që të qëllonin ndërsa tanket që shkonin për në Gjirokastër mos i qëllonin u thoshin”, u shpreh ish-piloti.

Petrit Bebeci tha se pilotët nuk i zbatuan urdhrat duke bërë ‘sikur nuk kuptonin’. Ai tregon se dy pilotët fluturuan në lartësinë poshtë 10 mijë metra për të mos i kapur radari italian dhe shkuan në Itali.

Aviacioni ushtarak shqiptar u krijua 71 vite më parë. 24 prill 1951 u krye fluturimi i parë i një avioni ushtarak shqiptar.

Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit https://euronews.al/al për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.

Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: https://bit.ly/3oEW3AU
Na ndiqni në Instagram:   / euronews_al.  .
Facebook:   / euronews.al  
Twitter:   / euronewsalbania  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке