Eugent Bushpepa

Описание к видео Eugent Bushpepa

Eugent Bushpepa është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Kritikët e muzikës vlerësojnë zërin e tij si shumë të bukur dhe të fuqishëm. Publiku shqiptar e vlerëson Gentin si një ndër artistët më të mirë në vend të muzikës live, të cilët zgjedhin ta dëgjojnë fundjavave teksa performon në baret e kryeqytetit. Ai nisi karrierën e tij televizive në ekranin e Top Channel në
vitin 2006. Genti dhe grupi i tij mbështetën Deep Purple gjatë koncertit të tyre në Shqipëri, në vitin 2007. Karriera e tij ndërkombëtare u intensifikua më tej, kur e kërkuan të mbështeste bendin e Duff McKagan në turneun e tyre në Tiranë. Në qytetin e Korçës, Eugent Bushpepa performon së bashku me Ron “Bumblefooot” Thal, kitaristin e Guns and Roses.

Ai pati pikun e karrierës së tij ndërkombëtare në vitin 2014, kur Eugenti u bashkua me Darkology Band si vokalist në turne. Grupi mbështeti grupin e rrokut “Overkill” në turneun e tyre nëpër Europë të quajtur “Kill Fest 2014”.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке