Pa Gjurme-E priste prej vitesh,burri kishte gjetur tjetër në mërgim/E reja:Fëmijët e prisnin

Описание к видео Pa Gjurme-E priste prej vitesh,burri kishte gjetur tjetër në mërgim/E reja:Fëmijët e prisnin

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Ardjana Lufa me origjinë nga Pogradeci është një 35-vjeçare nënë e 3 fëmijëve të vegjël e cila është braktisur nga i shoqi.
Ishte 21 vjeçe asokohe kur Ardjana u martua me shkuesi me Fitim Meçin nga Kukësi 1 vit më i vogël. 3 javët e para të martesës marrëdhëniet ishin të mira por më pas bashkëshorti nisi të kishte sjellje problematike, prandaj nisën edhe debatet në çift.
Ardjana kujton mjaft mirë një moment kur burri i pohoi kësaj të fundit se për 3 muaj e kishte paguar qiranë, ndërsa do të emigronte drejt Italisë ku për 1 vit e gjysëm shkëputi çdo kontakt. Pas pak kohësh qiraxhiu e nxorri nga shtëpia Ardjanën bashkë me fëmijët, te cilët të detyruar i kaluan netët rrugëve.
Pas disa kohësh Fitimi u kthye sërish në familje, ndërsa për herë të fundit emigroi 9 vite më parë kur djali i vogël ishte 2 muajsh. Që prej atij viti Fitimi shkëputi çdo kontakt me Ardjanën dhe fëmijët për të mos u bërë më I gjallë.
Tashmë ai është kthyer sërish në Shqipëri dhe kërkon të marrë fëmijët. Fitimi i ka pohuar motrës së Ardjanës se ka krijuar një tjetër familje duke i dhene fund kështu martesës me 35-vjecaren.
Sot Ardjana dhe Fitimi janë në proces divorci, ndërsa kanë zhvilluar seancën e parë. Aktualisht 35-vjeçarja me 3 fëmijët 12, 10 dhe 9-vjeçarë jetojnë me qira në Golem, në kushte tejet të vështira ekonomike.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке