Xhamia më e vjetër në Durrës - Episodi #19

Описание к видео Xhamia më e vjetër në Durrës - Episodi #19

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 19

Pranë amfiteatrit romak dhe mureve rrethuese të Durrësit gjendet një objekt kulti unik për nga arkitektura, i ndërtuar 5 shekuj më parë. E njohur si "Xhamia e vogël", ajo mendohet se është më e vjetra në Durrës dhe xhamia e tretë më e vjetër në të gjithë Shqipërinë.
E ndërtuar midis viteve 1502-1503, ajo mban emrin "Xhamia Fatih", në nder të Sulltan Mehmet Fatihut II, që sundoi në periudhën kur Perandoria Osmane u zgjerua në Europë.
Ndryshe nga shumica e xhamive në Ballkan, ajo është e mbuluar me çati dhe jo me kube. Teksa që prej vitit 1973 gëzon statusin Monument Kulture Kategoria I. Mësoni më shumë për historinë e saj përmes videos së publikuar në krye dhe intervistës me imamin e xhamisë, Samet Vata.

_________
Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Dorian Hatibi
Video-produksioni: Arlind Veshti
Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Referenca:
1. Drita Islame (2013): "Një xhami 5 shekullore në brigjet e Durrësit 2000 vjeçar". Irida Vata;
2. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore: "Lista e Monumenteve të Kulturës Qarku Durrës"

Комментарии

Информация по комментариям в разработке