Rreze Dielli - Tavë me patate dhe spinaq nga zonja Albana / Mos e humbisni këtë shije!

Описание к видео Rreze Dielli - Tavë me patate dhe spinaq nga zonja Albana / Mos e humbisni këtë shije!

#rrezedielli #reporttv

Tavë me patate dhe spinaq

4 lgj vaj ulliri
4 qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
500 gr patate
500 gr spinaq
5 kokrra vezë
150 gr djathë kaçkavall
1 gotë kos
1 tufë koper
Kripë, piper

Kaurdisim qepët e njoma së bashku me hudhrat në një tigan me vaj ulliri. Sapo qepët të ulin vëllimin shtojmë patatet të prera në kubikë mesatare. Vijojmë pak minuta me kaurdisjen dhe më pas shtojmë spinaqin e grirë. Sapo spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me pak kripë e piper. E kalojmë të gjithë masën e përgatitur në një tavë. Rrahim vezët me kosin dhe erëzat dhe e shtojmë në tavë. E spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për rreth 30 minuta.


“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com dhe https://www.report-tv.al/home

Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania  
Like Report Tv on Facebook HERE:   / reporttval  
report-tv.al/home
shqiptarja.com/home
facebook.com/reporttval
instagram.com/reporttv.al/?hl=en
twitter.com/shqiptarjacom?lang=en

https://www.instagram.com/shqiptarjac...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке