Top News/ I ftohtë polar në Evropë, temperatura -43°C / 1 mijë makina të bllokuara në borë në Suedi

Описание к видео Top News/ I ftohtë polar në Evropë, temperatura -43°C / 1 mijë makina të bllokuara në borë në Suedi

Forcat e armatosura suedeze kanë ndarë ushqime dhe ujë për afro 1 mijë makina dhe kamionë të bllokuar në borë prej afro 24 orësh. Skuadrat e shpëtimit thanë se po punonin për të liruar njerëzit e bllokuar në një prej rrugëve kryesore në vend, në zonën Skane, në suedinë jugore. Pjesa më e madhe e të bllokuarve u evakuuan nga skuadrat e shpëtimit dhe më vonë iu tha të ktheheshin në makinat e tyre. Kaosi në udhëtim ndodhi pasi temperaturat ranë ndjeshëm në të gjitha vendet nordike. Mot ekstremisht i ftohtë ka goditur pjesë të suedisë, finlandës dhe norvegjisë dhe stuhitë e borës në danimarkë kanë bërë që drejtuesit e mjeteve të bllokohen në një autostradë afër Aarhus, që nga e mërkura. Një stacion meteorologjik në suedinë veriore regjistroi edhe natën më të ftohtë në 25 vitet e fundit, mbrëmjen e të martës, me temperatrat që ranë deri në -43.6 gradë celcius. Sipas Mattias Lind, anëtar i agjencisë kombëtare meteorologjike, në suedi, bëhet fjalë për temperaturën më të ulët të janarit që suedia ka regjistruar që nga 1999. Në atë vit, në vendin skandinav ishte regjistruar temperatura -49 gradë celcius duke barazuar rekordin historik të shënuar në 1951. I ftohti rekord ka prekur edhe finlandën ndërkohë që në Lapponi, është regjistruar rekordi rajonal prej -38.7 gradësh celcius. Në fundjavë ndërkohë priten telashe për norvegjinë, pasi pritet një valë e fortë të ftohti atje. Sipas institutit meteorologjik të oslos, mes të shtunës dhe të dielës, në kryeqytet, temperaturat mund të zbresin deri në -27 gradë celcius.


Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Temperaturat#Evropa

Комментарии

Информация по комментариям в разработке