Lamtumirë atdhe i bekuem - Poezia që bëri të qajë Besim Dina

Описание к видео Lamtumirë atdhe i bekuem - Poezia që bëri të qajë Besim Dina

Lamtumirë atdhe i bekue,
lamtumirë për sa të jetë jeta’

Lamtumire vëndet e mija, 
Që po m’zhdukeni dalngadalë 
Gjëmon Deti ushton duhija 
Lkundet varka vale mbi vale. 
Kah njaj Diell që asht tuj flakrue 
Andej fill un tash do t’veta 
Lamtumir atdhe i bekue 
Lamtumirë për sa të jetë jeta! 
Neser Nadja kur mbi ne, 
Rrezja e diellit ka me ra, 
Kush e di sa Ujë e Dhe, 
Mue prej teje ka me me më nda? 

Po ni pvetsha retë minore? 
Po në i pvetsha zogjt e detit? 
Veç për ty moj tokë arbnore, 
Ska me më fol kush ma mue t’shkeretit 
Kam me shkel në të tjera zalle 
Në të tjera brigje e të tjera Dete 
Kam me ndije të tjera gjuhë 
Në të tjera vënde e të tjera qytete… 
Vëndin tëm ma skam me pa… 

Ka me prit pra motër zeza 
Me i pru nanës në shpi ndonjë re, 
Po, kushedi, i vllau atëhera, 
Ku asht kah kalbet për nan dhe… 
Para Hyut naltohet lutja, 
O ju bjeshkët e shqiptarisë, 
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta! 
Veç në ju asht logu i burrënisë! 
Lamtumire ju mriza e stane! 
Lamtumire ju “shkurre e mreta”! 
Lamtumire ju o armt e t’parve 
Lamtumire për sa t’jetë jeta.

At Gjergj Fishta 🇦🇱

Комментарии

Информация по комментариям в разработке