Pasi deputetë e ministra ngrenë kartonat jeshilë për “bebet”, “shpërthejnë” të qeshurat në Kuvend

Описание к видео Pasi deputetë e ministra ngrenë kartonat jeshilë për “bebet”, “shpërthejnë” të qeshurat në Kuvend

#GazetaPanorama

Në projektligjin për vitin 2020, deputeti i opozitës së re Enver Roshi ka paraqitur një amendim ky kërkon të shtohet në spitale depistimi i bebeve, pra kontrolli i dëgjimit të tyre.

Teksa e prezantoi amendimin e tij, ai është votuar pa hezitim nga të gjitha grupet parlamentare.
“Parashikohet një fond shtesë me shumën prej 4 750 500 për transfertën për fondin për programin spitalor 604. Kjo ka të bëjë me një depistimi që kryhet tek të gjithë fëmijët e prosalindur dhe Shqipëria është i vetmi vend që kjo nuk bëhet.

Depistim do të thotë për dëgjimin, një kontroll bazë që do të bëhet për fëmijët e porsalindur. Them që me investimin e bërë nga Komisionit Evropian është një projekt që i vjen në ndihmë të gjithë bebeve”, tha Roshi.

Pas ngritjes së kartonave të jeshiltë, Roshi nuk la pa falënderuar të gjithë grupet parlamentar, por për pak desh harroi grupin e tij.

Teksa ia kanë kujtuar që të fundit të falënderojë edhe grupin e tij, opozitarët dhe të gjithë në sallë kanë shpërthyer në të qeshura.

“Falënderoj të gjitha grupet parlamentare, ministrinë e Shëndetësisë, kryetarin e grupit të miqve të mi zotin Gramoz dhe gjithë çështjeve gjinore, Gjermenin, Ballën, dhe .... grupin tonë të opozitës”, u shpreh Roshi.

Klikoni për të lexuar më shumë në linkun:
http://www.panorama.com.al/video-pasi...

Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscriber në: https://bit.ly/2rzv15L

Like Gazeta Panorama Online në Facebook: https://bit.ly/2PMz1YT

Follow Gazeta Panorama në Instagram: https://bit.ly/2P9ZpfQ

Follow Gazeta Panorama në Twitter: http://bit.ly/2RhOaQp

Комментарии

Информация по комментариям в разработке