Arrestimi i Beqajt, Tabaku: E turpshme, fondet e BE përfundojnë me fatura ordinere restorantesh

Описание к видео Arrestimi i Beqajt, Tabaku: E turpshme, fondet e BE përfundojnë me fatura ordinere restorantesh

Arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkaktuar reagime, kryesisht nga deputetë të opozitës. Jorida Tabaku nga salla e Kuvendit tha se fondet e IPA dhe ato të BE janë njollosur në manaxhim ndonëse administrata shqiptare për vite me radhë ka punuar për të manaxhuar në mënyrë të përkryer këto fonde.
Tabaku, duke ngritur akuzën se nuk mundet dot që një përfaqësues i Shqipërisë si shef i SASPAC që merret me gjithë fondet e BE të abuzojë kaq turpshëm me paratë e taksapaguesve Europianë, tha se “kur fondet e BE përfundojnë me fatura ordinere restorantesh, me korrupsion ordiner dy lekësh, ti ngre një pikëpyetje të madhe po të jashtëzakonshme për çfarë e ngremë dorën këtu në Parlament?”.

Ajo akuzoi deputetët socialistë se janë kthyer në mburojë të një korrupsioni të kthyer në sistem.
Sipas saj, socialistët “duhet të kenë turp që bëhen fasadë mbrojtjeje ekzemplare ndaj korrupsionit, turp që kanë ngritur dorën, kanë sulmuar kolegët, janë bërë facadë e asaj që e ka turpëruar Shqipërinë këtu brenda por po e turpëron dhe jashtë”.


Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:    / news24albania  

Website: https://www.balkanweb.com/
Ndiq News24 në Facebook: https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 në Instagram: http://bit.ly/41waTOE
Ndiq News24 në X:   / balkanwebcom  

#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24

Комментарии

Информация по комментариям в разработке