Pritet në aeroport shqiptari i parë i shpallur nënkampion bote Ilir Suli (25 Nëntor 2002)

Описание к видео Pritet në aeroport shqiptari i parë i shpallur nënkampion bote Ilir Suli (25 Nëntor 2002)

Lajme Arkiva 2002

Ilir Suli ka zbritur mbrëmë në aeroportin e Rinasit duke i sjellë Shqipërisë për herë të parë një trofe siç është titulli i nënkampion bote për peshëngritje. Kampionati botëror i peshëngritjes në Varshavë të Polonisë ka qenë një prezantim dinjitoz për ekipin shqiptar finalizuar me shpalljen nënkampion pa asnjë faull, pa asnjë lëkundje në drejtimin e shtangës dhe me medalje për përfaqësuesin e Shqipërisë Ilir Sulin.

Në aeroport, miq, tifozë dhe përfaqësues të sportit shqiptar kanë pritur me flamuj peshëngritësin Suli.

Ilir Suli: Jam shumë i lumtur për këtë rezultat pas një pauze të gjatë. Pikëynimi është olimpiada. Tashmë dihet, pavarësisht se mund të mos shprehem në media, unë kam pretendimet e mia për çdo lloj aktiviteti. Faleminderit të gjitha mediave në veçanti Tv Klan.

Gazetarja: Do të vazhdoni të përfaqësoheni me flamurin e Shqipërisë?

Ilir Suli: Po, patjetër. Jam shqiptar do vdes shqiptar.

Pas suksesit dhe entuziazmit që sjell ky trofe Ilir Suli shpreh ambicie edhe për një përfaqësim më të suksesshëm në lojërat olimpike Athinë 2004.

Ndërsa sot ekipi i peshëngritjes shqiptare është pritur edhe nga ministrja e Kulturës dhe Sporteve Arta Dade. Ministrja ka falënderuar Sulin për suksesin dhe përfaqësimin e vendit tonë në botërorin e peshëngritjes.

Përgëzimet kanë qenë gjithashtu edhe për presidentin e federatës Esat Ademin, trajnerin e ekipit si dhe për peshëngritësin tjetër të suksesshëm Ilir Kafaranin, i cili edhe pse nuk u vlerësua me medalje është cilësuar si një nga peshëngritësit më të mitë të kampionatit.

Ministrja Dade ka shprehur gjithashtu mbështetje në emër të shtetit për trajtimin financiar për peshëngritjen si një nga sportet që po e ngre vendin tonë në nivele të larta përfaqësimi./tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке