Baton Haxhiu zbulon mesazhin që fshihet pas dënimit të Salianjit: Ai është viktima e parë

Описание к видео Baton Haxhiu zbulon mesazhin që fshihet pas dënimit të Salianjit: Ai është viktima e parë

Analisti Baton Haxhiu e konsideron dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit si “viktimën e parë të identitetit të PD-së”.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu u shpreh se e shikon me problem vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas Baton Haxhiut, dënimi i Salianjit kërkon të përcjellë një mesazh duke vendosur një precedent.

“Salianji është viktima e parë e identetit të PD-së kohët e fundit. Shumë gjëra që kanë ndodhur në foltoret e PD-së kanë qenë problematike. Dhe ky model problematik i ndërtimit të rrëfimeve pa qenë, e ka viktimën e parë.

Kam problem vërtetë me vendimin e gjykatës. Në momentin para zgjedhjeve dëshirojnë të krijojnë precedent se tani e tutje duhet kujdes me ata që dalin në publik me deklarata të pavarefikuara dhe një disiplinim përmes Salianjit. Është një prej deputetëve që ka qenë eksponent dhe ka qenë njeri që ka denoncuar vazhdimisht. Ndonjëherë guximi i pakujdesshëm...”, u shpreh Baton Haxhiu.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë me vendim të formës së prerë për çështjen “Babalja”.

#opinionpoll2021 | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке