Logo video2dn
  • Сохранить видео с ютуба
  • Категории
    • Музыка
    • Кино и Анимация
    • Автомобили
    • Животные
    • Спорт
    • Путешествия
    • Игры
    • Люди и Блоги
    • Юмор
    • Развлечения
    • Новости и Политика
    • Howto и Стиль
    • Diy своими руками
    • Образование
    • Наука и Технологии
    • Некоммерческие Организации
  • О сайте

Скачать или смотреть Garancia e munguar për pacientin, Diana Toma: Barnat në Shqipëri nuk i gjen në Europë

  • RTV KLAN
  • 2025-09-26
  • 63
Garancia e munguar për pacientin, Diana Toma: Barnat në Shqipëri nuk i gjen në Europë
  • ok logo

Скачать Garancia e munguar për pacientin, Diana Toma: Barnat në Shqipëri nuk i gjen në Europë бесплатно в качестве 4к (2к / 1080p)

У нас вы можете скачать бесплатно Garancia e munguar për pacientin, Diana Toma: Barnat në Shqipëri nuk i gjen në Europë или посмотреть видео с ютуба в максимальном доступном качестве.

Для скачивания выберите вариант из формы ниже:

  • Информация по загрузке:

Cкачать музыку Garancia e munguar për pacientin, Diana Toma: Barnat në Shqipëri nuk i gjen në Europë бесплатно в формате MP3:

Если иконки загрузки не отобразились, ПОЖАЛУЙСТА, НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если у вас возникли трудности с загрузкой, пожалуйста, свяжитесь с нами по контактам, указанным в нижней части страницы.
Спасибо за использование сервиса video2dn.com

Описание к видео Garancia e munguar për pacientin, Diana Toma: Barnat në Shqipëri nuk i gjen në Europë

Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, iu përgjigj pa doreza pyetjeve më të zakonshme për perceptimet që njerëzit kanë lidhur me barnat në Shqipëri. Lidhur me idenë e përgjithshme se barnat e blera jashtë shtetit, janë më të mira, ajo thotë se në vendet anëtare të BE-së për shembull, ka garanci të plotë për cilësinë e produktit.

Në Shqipëri, farmacisti s’mund të garantojë dot pacientin për barin që po i jep, por u beson kontrolleve paraprake dhe pullës së sigurisë.

Aldo: Pse ekziston bindja që barnat apo vitaminat që blihen jashtë shtetit janë më të mira se këto që janë në Shqipëri?

Diana Toma: Varet se ku jashtë shtetit.

Aldo: Greqi, Itali.

Diana Toma: Çfarë vendi është Greqia dhe Italia? Vende të Bashkimit Europian ku të tëra standardet e Bashkimit Europian të japin garanci, ku është edhe alarmi më i madh për garancinë, te bari, kjo është arsyeja. Ti nuk ke nevojë të pyesësh çfarë fabrike është, çfarë kontrollesh ka bërë?

Aldo: Pyetja është që nuk është bindje, është e vërtetë kjo?

Diana Toma: Patjetër. Kjo lloj bindjeje më jep këtë lloj qetësie. Bindja që atje ka këto lloj standardesh, kontrollesh, më japin këtë lloj qetësie dhe njeriu o e do qetësinë te bari, te shëndeti, o s’ka.

Aldo: Pra ju thoni që barnat që janë në Shqipëri, nuk janë të njëjtë me ato që janë në Greqi apo në Itali?

Diana Toma: Jo, nuk thashë këtë. Në Shqipëri ka dhe barna që vijnë nga Italia e Greqia, por duhet shteti të më garantojë. Nuk të garantoj dot unë si farmaciste, jo absolutisht. Unë si farmaciste di procedurën e ligjshme me të cilën futet një bar në Shqipëri, di që duhet t’u jetë nënshtruar procedurave të kontrollit paraprak dhe unë e marr të mirëqenë që këto janë ekzekutuar në momentin që ai bar ka një pullë sigurie. Pra farmacia, pika fundore, i beson asaj çfarë ligji dhe institucionet e shtetit i garantojnë.

Duke iu kthyer sërish ligjit, Toma thotë se ka barna në Shqipëri që në Europë nuk gjenden. Kjo do të thotë se ligji ka lënë hapësira duke ndikuar në mënyrën e punës. Një farmacist nuk mund të ofrojë dot një bar duke u bazuar vetëm te njohuritë e tij, por edhe te produkti që gjendet në treg, i cili miratohet nga institucionet.

Diana Toma: Barnat të cilat gjenden në tregun shqiptar, nuk gjenden në tregun europian. Kush e ka hapur këtë krah në Shqipëri? Ligji. Ne shpeshherë s’kemi qejf t’i referohemi ligjit dhe mua për batutë ma thonë edhe kur jemi kështu në tavolina, sa qejf ke të kapesh me ligjin, po, po, unë me ligjin do të kapem. Me profesionin nuk kapem sepse profesioni është formatuar kundrejt një kurrikule të caktuar universitare, e cila fatmirësisht është provuar që është e konkurrueshme dhe me vendet e tjera, Italinë, Gjermaninë pasi mjaft kolegë të mi punojnë atje. Ajo që nuk krahasohet me këto vende që unë u referohem është ligji. Përse kapem kaq fort pas ligjit? Më dikton mënyrën e të punuarit dhe se me çfarë punoj. Unë punoj me pacientin duke i ofruar barin, duke i ofruar kujdesin shëndetësor. Kujdesin shëndetësor ia ofroj kundrejt asaj çfarë unë di. Barin nuk kam mundësi t’ia ofroj kundrejt asaj çfarë unë di, kundrejt asaj çfarë shteti lejon të vijë. Nëse i referohem ligjit, deri në 2014 në qoftë se në Shqipëri veç barnave që vinin nga BE, Amerikë, Izrael, Turqi dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, barna të cilat ishin regjistruar dhe qarkullonin në një nga vendet e Europës. Në vitin 2015, kjo shtesa që krijoi ngërç për ata që kishin interesa për këtë kategori, u hoq dhe iu referua marrëveshjes së CEFTA-s.

Dielli lind ndryshe në Tv Klan, në 7 pa 1 minutë! Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, “Aldo Morning Show”, ju fton të zgjohemi me buzëqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenalinë të paparë për ta nisur mbarë ditën. Çdo mëngjes me Aldon. #dianatoma

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

#AldoMorningShow #AldonLipe #TVKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке

Похожие видео

  • О нас
  • Контакты
  • Отказ от ответственности - Disclaimer
  • Условия использования сайта - TOS
  • Политика конфиденциальности

video2dn Copyright © 2023 - 2025

Контакты для правообладателей [email protected]