Sa rrezikohen nga virusi personat qe vuajne nga semundjet e zemres

Описание к видео Sa rrezikohen nga virusi personat qe vuajne nga semundjet e zemres

I ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte kardiologu Indrit Temali.

Ai u ndal tek sëmundjet e zemrës dhe lidhjen që ekziston mes tyre dhe COVID-19.

Kardiologu u shpreh se nga studimet e kryera rezulton se këta persona janë më të predispozuar për t’u prekur nga virusi.

Gjithashtu edhe nëse sëmuren, ecuria e tyre është më e ndërlikuar krahasuar me personat e tjerë.

Mirela Milori: Gjithmonë është thënë se njerëzit që vuajnë nga mushkëritë dhe nga sëmundjet kardiovaskulare janë të prirur për ta kaluar jo lehtë nëse preken nga COVID. Si është ky raport?

Indrit Temali: Po është shumë e vërtetë. Edhe me studime që janë bërë, kryesisht ato në Kinë, por tani po bëhen edhe në Europë në mënyrë sistemike është vënë re që COVID nuk shkakton vetëm një pneumoni. Dihet që të sëmurët me faktorë rreziku për sëmundje zemre, siç mund të jenë mosha, hipertensioni, diabeti, obeziteti, sëmundjet tashmë ekzistuese kardiovaskulare ose të trurit janë më vunerabël, edhe me studime tashmë për t’u prekur nga ky virus. Gjithashtu nëse ata sëmuren si të thuash ecuria e tyre është më e ndërlikuar sesa e pacientëve të tjerë sepse vetë zemra mund të dëmtohet nga virusi në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose mund të vuajë si pasojë e situatës së përgjithshme të sindromit respirator akut./tvklan.al


#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке