Pa Gjurme- Burri kërkon gruan në Tv/’Më iku nga duart,pi shumë raki dhe s’mban mend shtëpinë’

Описание к видео Pa Gjurme- Burri kërkon gruan në Tv/’Më iku nga duart,pi shumë raki dhe s’mban mend shtëpinë’

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Një rast urgjent është denoncuar në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë” nga një i moshuar nga Tirana i cili është në kërkim të bashkëshortes së tij.
Bëhet fjalë për Hyrije Çikopanon 66-vjeçaren e cila rezulton e zhdukur që prej datës 15 nëntor, vetëm pak ditë më parë. Ishte ora 10:30 paradite kur të dy burrë e grua pasi dolën nga shtëpia për të marrë disa medikamente në farmaci, në rrugën “Ndre Mjeda” tek zona e ish-parkut të autobuzëve, Hyrija zhduket sa hap e mbyll sytë. Prej ditësh në kërkim të saj të shqetësuar bashkëshorti dhe djali kanë bërë denoncim edhe në komisariatin nr. 2 në Tiranë, por ende asgjë derimë tani.
E moshuara kohët e fundit kishte shfaqur probleme me sklerozën, ndërsa shpesh ikte dhe nga shtëpia.
Ditën që u largua Hyrija kishte të veshur një palë tuta të zeza me pika dhe një bluzë gri me kapuç.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке