Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë 2 atentate mafioze të regjistruara në vitin 2021, në qytetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për eliminimin e Gentjan Qarrit më 6 shkurt, dhe të Bledar Birçaj rreth 1 muaj më pas, më 10 mars të po të njëjtit vit, teksa hetimet tregojnë se të dyja këto ngjarje kriminale janë kryer nga grupi i Inez Hajrullës, i njohur si i forti i Vlorës.
Për pasojë, me urdhër të SPAK, dhjetëra forca të RENEA-s, FNSH-së dhe BKH-së, zbarkuan në qytetin bregdetar në orët e para të mëngjesit së të shtunës, por operacioni përfundoi pa sukses, pasi objektivi kryesor, Inez Hajrulla nuk u gjet në asnjë nga vendndodhjet ku SPAK pretendonte se do të mund ta arrestonte.
Po ashtu, SPAK lëshoi urdhër arrest edhe për mikun e tij Ervis Matodashaj, por edhe ky i fundit mund t’i shpëtonte këtij operacioni.
Në pranga u vu vetëm shefi i policisë, Rezart Kuçi, i cili besohet se dekonspiroi operacionin e SPAK, duke i dhënë informacion bandës së Hajrullës. Në njoftimin zyrtar, SPAK thekson se Kuçi, i cili ka shërbyer edhe si shef krimesh në Vlorë, ku ka pasur në dorë edhe hetimet mbi këto dy atentate, në fakt i shërbente vetë grupit kriminal që i kishte porositur. Madje, hetimet tregojnë se ai ka ndërhyrë për të fshirë provat, ndërsa paralelisht siguronte dhe anën logjistike të transportit të drogës për Inez Hajrullën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Vlore#RENEA
Информация по комментариям в разработке