Opinion - Aqif Selimi - Jeta (13 korrik 2010)

Описание к видео Opinion - Aqif Selimi - Jeta (13 korrik 2010)

Emisioni i datës 13 korrik 2010 drejtuar nga Blendi Fevizu është nje intervistë mbi periudhën më të errët të Shqipërisë atë të komunizmit . Nje jetë e mbushur me drama , me dhimbje , me arrestime me dënime me uri dhe me vuajtje nga më të ndryshmet.

Personazhi i ftuar është mjaft interesant për shumë arsye sepse ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij në burgjet e komunizmit jo vetëm që ka qenë partisan gjatë Luftës së Dytë Botërore por edhe që është dënuar në fund të viteve 40 sepse kishte parë një endërr . Quhet Aqif Selimi dhe aktualisht është 84 vjeç dhe jeta e tij është një dëshimi e dhunës dhe abuzmit që komnunizmi kishte në atë kohë me njerzit.

Aqif Selimi: Është e vërtetë që jam dënuar për një ëndërr. Edhe për të tjera madje , sepse ëndrra krijoi grupe , krijoi grupazhe etj etj. Në tetor të viti 46 arrestohem. Ishte koha kur ndodhi edhe incidenti në kanalin e Korfuzit. Shumë ushtarë e oficerë u arrestuan e dënuan në atë periudhë , që dyshoheshin se ishin kundra pushtetit. Edhe unë pata po atë fat. Në atë kohë isha oficerë i luftës . Na futën në Glotë ku ishte mbushur plot me të burgosur . Mbas një jave na bien një tjetër oficer nga Lekli i Gjirokastrës quhet Vito Toti. Kishte qenë magazinier në repart dhe kishte vjedhur disa dërrasa edhe e kishin dënuar me 6 muaj të tjerë por që po prisnin ta dërgonin në Batalionin e Punës. Për mua nuk kishin asnjë fakt madje edhe kur më arrestuan që je arrestuar për këtë apo për atë gjë , ata më thanë vetëm që e dimë ne këtë gjë. Pasi kalova një javë , në mëngjes shikoj një endërr të çuditshme . M’u krijua përshtypja sikur po shkoja tek Pallati i Zogut dhe i drejtohem dhomës së Mehdi Frashërit të cilin nuk e kisha parë ndonjëherë . Pash sikur ai ishte me familjen e tij me të bijën , mbesën dhe dhëndrin . Bashkë me të ishte edhe një oficer me rroba të bardha dhe me grada . Kur i pash unë u tërhoqa por Mehdi Frashëri më tha e gjitha kjo në ëndërr mos ik sepse ti erdhe tashmë tek ne , por dole përjashta do të arrestojnë . Mehdi Frashëri më tha që të nesërmen më duhet aeroplani dhe nga Pallati i Zogut të më çojë në Itali. Aty gjithashtu kuptova që ai oficeri ishte atashehu i Anglisë gjithmonë në ëndërr. Më doli gjumi dhe qesha në ato momente. Ky oficeri që kisha në krah ishte zgjuar para meje , dhe duke qenë që në atë kohë isha 18-19 vjeç ia tregova atij ëndrrën . Ai mbas një ore shkon tek hetuesi . Dhe vete ia tregon të gjitha atij sikur unë i kisha takuar ata . Mbas dy orësh më erdhën dhe më fusin dy grushte , duke më quajtur tradhëtar , fashist . Më pas fillojnë torturat për mua. Për dy gjëra jam pishman në këtë jetë , e para që se pash kurrë atë kolonel Palmer t’a kisha parë thjesht si fytyrë sepse për atë unë u dënova me vdekje dhe që kurrë unë skam parë stërlina me sy. Madje di të them që hetuesia e asaj kohe ishte një hetusi prej fshatarësh. Durova shumë tortura , madje kam helmuar edhe njëherë veten . Mbas 18 muajsh u dorzova. M’u dha pretenca dhe u dënova me vdekje vetëm sepse kisha parë një ëndërr, por që bëra vetëm 30 vjet burg ku përjetova tortura të tmerrshme deri sa shkova edhe në fazën e çmendurisë.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке