DOSJA E - "Shahu" i panjohur ekonomik Tito-Enver! 'Sakrifikimi' i Frangës në '47 e vendosja e Lekut

Описание к видео DOSJA E - "Shahu" i panjohur ekonomik Tito-Enver! 'Sakrifikimi' i Frangës në '47 e vendosja e Lekut

Autor: Kreshnik KUÇAJ
Montazhi: Ergis HASANBELLI
ÇDO TË ENJTE ORA 20:00 NË SCAN TV!

Rruga për në Moskë, kalon nga Beogradi!
Kjo shprehje qarkullonte shumë nëpër Ballkan, në mesin e viteve ’40 kur sapo kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore.

Kjo shprehje nënkuptonte se pika e kontaktit të një prej superfuqive më të mëdha botërore, Bashkimit Sovjetik, ishte Jugosllavia e drejtuar nga një marshall, Josif Broz Tito.
Nisja e konfliktit mes Titos dhe Stalinit i detyroi vendet e tjera të Ballkanit që të pozicionoheshin.
Ne vitin 1946 Shqiperia dhe Jugosllavia nenshkruan Konventen e Bashkepunimit Ekonomik.
Projektin e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, Tito ia besoi Savo Zllatiç, një lojtari të njohur shahu por që në politikë, do të rezultonte se do të ishte më shumë një gur në shahun Tito-Enver sesa një lojtar.

Problemi i parë që lindte në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve ekonomike shqiptare jugosllave ishte barazimi i monedhave të të dy vendeve. Pengesë ishte shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik, niveli i ndryshëm i pagave të punonjësve dhe çmimi i ndryshëm i mallrave në të dy vendet.

Një ekip i posaçëm ekspertësh ekonomie ndërsa po diskutohej kjo çështje analizoi se kostoja e jeteses në një familje prej 4 vetësh në Tiranë ishte rreth 408 franga shqiptare ndërsa në Beograd rreth 5200 dinarë. Mbi bazën e këtij studimi, raporti real ndërmjet frangës dhe dinarit ishte 1 frang baraz me 12.7 dinarë.
Në fund të negociatave u la që 1 frang të ishte i barabartë me 9 dinarë jugosllavë. Për të realizuar barazimin e dy monedhave në korrik të vitit 1947 sistemi monetar i Shqipërisë me bazë frangun u zëvëndësua me sistemin monetar me bazë lekun sipas këtyre raporteve, 1 frang baraz me 9 lekë, baraz me 9 dinarë.
Në këtë mënyrë, emri Frang i monedhës shqiptare doli nga qarkullimi duke lënë vetëm emërtesën Lek.

#kreshnikkucaj #dosjae #ekonomi #tito #enverhoxha #kosove #shqiperi #historia #tirane #beograd #lek #money #dinar
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: https://bit.ly/3sfGvHc
Follow SCAN TV në Facebook: https://bit.ly/3FbRsBy
Follow Scan_tv në Instagram: https://bit.ly/3VTYCQy
Follow SCAN TV në Linkedin: https://bit.ly/3D1yQBn
Follow scan_tv në TikTok: https://bit.ly/3zbVrKz


#scantv #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent

Комментарии

Информация по комментариям в разработке