KONISPOLI NË FESTË - FESTA E KONISPOLIT 2023

Описание к видео KONISPOLI NË FESTË - FESTA E KONISPOLIT 2023

KONISPOLI NË FESTË - FESTA E KONISPOLIT 2023

Saranda Web - Rrjeti më i madh informues & promovues - Saranda News & Info
Gjithçka rreth Sarandës - sarandaweb.net

Website - www.sarandaweb.net
Facebook www.facebook.com/SarandaWeb.net
Instagram www.instagram.com/sarandaweb
Email [email protected]

#sarandanews
#sarandaweb
#sarandawebtv

KONISPOLI NË FESTË - FESTA E KONISPOLIT 2023

I shtrirë mbi kodra e me fytyren drejtuar kah detit… Konispoli është qyteza e vendosur në skajin më jugor të Shqipërisë.
Që nga lashtësia, Konispoli është i njohur si rajon i zonës së Epirit, me banues fisin e Kaonëve.
Mendohet se emri i kësaj qyteze vjen nga qyteti antik i Cukes se Ajtoit… I cili shtrihej ne kembet e kodres ne formen e nje koni.
Nëse do të gërmojmë në të kaluarën dhe historinë e këtij vendi… Do të gjejmë gjurmë që ende kanë ngelur si relike… Nëpër të gjithë vijën kohore, duke nisur që nga shpellat e lashtësisë (siç është Shpella e Kreshmoit) … Dhe deri tek monumentet e Komunizmit si bunkeret e shumtë që janë vendosur përgjatë vijës rrugore të qytezës.
Duket se historia nuk i ka humbur gjurmët në këtë vend… Gjurmë të cilat koha i ka përdorur për t’iu treguar gjithë brezave veçantinë e Konispolit.

Banesat karakteristike në KONISPOLI

KONISPOLI – VIDEO nga Banesat karakteristike


Një faktor tjetër që lë mbresë jo vetem për turistët e ardhur në këtë vend… Por edhe që shërben për t’u falur banorëve qetësi, është pikërisht pamja panoramike… Rrethuar me ajër të pastër e qytezës së Konispolit.
Infrastruktura, e përmirësuar goxha dukshëm në këtë vend është një element favorizues për turizëm, si dhe për zhvillimin e ekonomisë. Pika kufitare e doganës së Qafë Botës është gjithashtu një portë… Nga e cila Konispoli mirëpret jo vetëm emigrantët e ardhur nga Greqia… Por edhe turistët, të cilët kanë interes të njohin këtë vend të vogël.
Një nga pikat turistik të Konispolit është Buari… Një kodrinë e mbuluar me pemë shtatlarta e me bimësi të dendur. Prej këtu shihet si në pëllëmb të dorës gjithë deti Jon, ishulli i Korfuzit dhe lumi Pavëll.


Trashëgimia kulturore e Konispolit
Konipoli njihet gjithashtu për një trashëgimi kulturore të pasur… Siç është qyteti antik i Çukës së Ajtoit ose trashëgimia e shumë objekteve arkeologjike dhe monumenteve historike… Të cilat ruhen ende sot me fanatizëm.


Faktori tjetër, ndoshta i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, është mikpritja e ngrohtë e banorëve ndaj të huajve. Sofra e tyre qëndron gjithmonë e shtruar per t’u servirur përmes ushqimit: respektin, mirënjohjen, kulturen dhe dashurinë Konispolite.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке