Jeta ime e jashtëzakonshme, jeta ime e vështirë - Adelina Ismaili - Episodi 137 (29 nëntor 2024)

Описание к видео Jeta ime e jashtëzakonshme, jeta ime e vështirë - Adelina Ismaili - Episodi 137 (29 nëntor 2024)

Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel:    / @mirakazhani  
Për më shumë vizitoni: https://www.tiranapost.al/
Na ndiqni në Facebook:   / tiranapost.al  
Na ndiqni në Instagram:   / post.tirana  
Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/57q7lSF...
Na ndiqni në Tiktok:   / zememirenpodcast  

Video me Adelina Ismailin

Adelina Ismaili erdhi siç nuk e prisja, e gëzuar, e emocionuar, mirënjohëse, a thua se ajo nuk ka jetuar një jetë të jashtëzakonshme. E prisja me interes, por me vetëdijen se do ishte tekanjoze dhe disi e largët.

Janë disa tipare që i kanë artistët që kanë bërë epoka, siç ajo.
Nga ana tjetër, unë nuk e di asnjëherë sesi do të shkojë një bisedë në podcast.

Ndonjëherë njerëzit kanë historinë, por nuk kanë forcën e rrëfimit, ose ju mungon kurajoja për të ndarë pjesë nga jeta me publikun.

Unë di t’ju them se Adelina Ismaili nuk ka dhënë kurrë një intervistë kaq të fortë për jetën e saj për kohën qëkur ishte fëmijë, më pas në kulmin e famës dhe suksesit, më pas kur ecte mbi prush e thëngjinj, duke u bërë ndoshta gruaja artiste më e shënjestruar dhe sulmuar nga mediat, politika.

Ajo tregon se kurrë nuk e ka marrë seriozisht suksesin apo jetën e saj. E ka jetuar si një lojë dhe shumicën e kohës e ka shijuar, por edhe është lënduar, si asnjë.

Nëse jeni rritur me adhurimin për të dhe jeni frymëzuar nga revolucioni i kohës së Adelinës, që sot e kësaj dite është vështirë të kuptosh se nga i dinte ajo disa gjëra që janë trend sot dhe ajo i bënte para 30 vjetësh, të gjitha përgjigjet do t’i gjeni në episodin 1 orë e 6 minuta.

#adelinaismaili #mirakazhani #rrefimjete

Комментарии

Информация по комментариям в разработке