Artur Gorishti si piktor nëpërmjet veprës Singer & Beethoven- Artkand

Описание к видео Artur Gorishti si piktor nëpërmjet veprës Singer & Beethoven- Artkand

Singer and Beethoven, media mikse në kanavacë, 69x 101 cm, cmimi fillestar 3000 euro.Artisti Gorishti është një personalitet shqiptar që i përket disa fushave të artit. Por në fushën e arteve pamore ai ka qendruar i ndikuar nga një krijimtari figurative, ekspresive dhe tematike si e përditshmja e njeriut, vetidentiteti dhe dashuria. Artur Gorishti e konsideron krijimtarinë e tij një ushqim shpirtëror. Rëndësia e një vepre arti lind atje ku një tjetër vepër nis rrugën e vet- Suzana Varvarica. Sipas autorit filmi është kryevepër, por është piktura ajo që e çlodh. Artur Gorishti numëron disa role që i kanë falur shumë vlerësime. Përmendim këtu interpretimet e tij në filmat "Slogans" ("Parullat"), i cili ka fituar çmimin e rinisë në "Kanë" dhe në filmin "Gjoleka, djali i Abazit". Disa nga filmat e tjerë ku ka interpretuar aktori i njohur janë edhe “Letra fatale”, “Yllka” 2005, “Tirana, viti zero” - (2001) si Tare, skulptori, “Unë ti dhe Kasandra” - (1999) , “Vitet e pritjes” - (1990), Leko, “Eja!” - (1987), “Në emër të lirisë” - (1987), “Kronikë e atyre netëve” - (1986) , “Dora e ngrohtë” - (1983), etj.
ArtKand është një program televiziv në formën e një ankandi veprash arti. Piktura, skulptura, antikuare e çdo vepër arti mund të bëhet pjesë e programit. Për ty artist, koleksionist apo menaxher arti që po kërkon një vend ku të shesësh. Apo për të gjithë ju qe doni të zotëroni veprat më të mira të artistëve tanë.
ArtKand është dritarja e duhur!

Autore dhe moderatore: Jetona Kocibelli 

I ftuar: Ardian Isufi

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArtKand#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке