Lakror me miell misri, spinaq dhe presh. Pite me miell misri, Kish me spinaq e presh.

Описание к видео Lakror me miell misri, spinaq dhe presh. Pite me miell misri, Kish me spinaq e presh.

Pershendetje miq! Sot pergatita kish(quiche) me spinaq, presh e djathe te bardhe.
Nuk e bera me brume tarte por me vajti mendja ta bej me baze miell misri. Prandaj eshte nje perzierje e lakrorit me miell misri dhe kishit (quiche) me spinaq e presh. Disa e quajne edhe pite me miell misri. Per bazen veprova si me tartat e poqa brumin ne furre per 20 min. Them 20 se 10 i do furra te arrij temperaturen e duhur. Ndërkohë kaurdisa preshin dhe spinaqin.
Pastaj bera mbushjen dhe e poqa per 30 min te tjera deri sa persiper merr nje ngjyre te bukur.

Po ju le receten;
📌1 tufe spinaq
📌2 presh
📌Kripe, piper te zi, te kuq, pak rigon.
Kaurdiset preshi me erëza shtohet spinaqi dhe gatuhet ne menyre qe mos te kete shume leng.
📌Djathe i bardhe sipas deshires.
Shtohet pasi e keni shtruar masen e spinaqit dhe preshit mbi pete.
📌1 dore djathe te grire, djathe qe shkrin sipas preferencave.
📌4 veze
1 gote qumësht (gote 250ml)
Vezet rrihen me qumësht i shtohet edhe djathi i grire. Kjo mase i derdhet siper.
Per bazen poshtë.
2 gota miell misri (gote 250 ml)
Pak kripe
3 luge vaj ulliri
Mielli sitet, i shtojmë kripen, vajin dhe qumështin nga pak aq sa formohet nje mase qe shtrohet me dore ne tepsi. Ju beftë mire!
#quiche #quiché #kish #kiş #tart


Ju befte mire!
Afiyet olsun!
Bon appetit!

İmail; [email protected]
instagram- youcancoookit https://www.instagram.com


Nese ju pelqeu videoja mos harroni t'i jepni "Like" duke me mbeshtetur qe te krijoj video te tjera te tilla, nese deshironi te viheni ne dijeni te nje videoje te re thjesht abonohuni dhe klikoni zilen (eshte falas) dhe do t'ju vije nje njoftim sa here qe "You can cook it" te kete postuar nje video te re.




Music: youtube audio library

Комментарии

Информация по комментариям в разработке