Bakllava Tradicionale Petë-Petë | Siç e Bënin Gjyshet Tona | Traditional Albanian Baklava

Описание к видео Bakllava Tradicionale Petë-Petë | Siç e Bënin Gjyshet Tona | Traditional Albanian Baklava

Përshëndetje Miq!
Në këtë video do të bëjmë Bakllava Tradicionale Petë-Petë Siç e Bënin Gjyshet Tona duke i Tharë Petët. Receta Origjinale. | Traditional Albanian Baklava

Receta:
Për Brumin:
1 kg miell,
2 kokrra vezë
Gjysëm luge kafeje sodë buke
Ujë

450 gr Arra
Për lyerjen e petëve
Gjalpë

Për shërbetin:
2 kg sheqer
1.5 kg ujë

Përgatitja:
Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe më pas shtojmë vezët, sodën e bukës dhe ujë. Ujin e shtojmë pak nga pak derisa të bëhet një brumë i butë por që të mos ngjitet nëpër duar.
Brumin e ngjeshim mirë e mirë për rreth 10-15 minuta.
E lëmë të pushojë për një orë.

Ndërkohë që brumi pushon thyejmë arrat. Arrat i copëtojmë në pjesë të vogla.

Pas një ore e marim brumin dhe e ndajmë në katër pjesë të barabarta. Secilën pjesë e ndajmë në 10 kulaçë të vegjël.
Marim një kulaç dhe e hapim petën sa madhësia e tepsisë. Petën e hapur e vendosim mbi çarçaf që të thahet. Kështu veprojmë me të gjitha petët e tjera.
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin.
Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe shtrojmë petën e parë e cila duhet e butë. Lyejmë petën me gjalpë dhe shtrojmë petët e tjera të thara. Secilën nga petët i lyejmë me gjalpë.
Pasi kemi shtruar 20 petat e para, shtojmë arrat.
Shtrojmë edhe petët e tjera.
2 petët e fundit i shtrojmë pa i tharë.
Lyejmë edhe sipër me gjalpë.
Bakllavanë e presim në formë ylli.
E pjekim për rreth 20 minuta në 150 gradë. Pastaj e ulim në 100 gradë.
Sipër i kam vendosur letër pjekje. E kam pjekur për 4 orë. 5 minutat e fundit ja kam hequr letrën e pjekjes.

Shërbetin e ziejmë për 10 minuta. E lëmë të ftohet për 10 minuta dhe ja hedhim bakllavasë.
Bakllavaja e ftohtë. Shërbeti i nxehtë.
Ju bëftë mirë.
Gëzuar 2024!
Mos harroni të klikoni SUBSCRIBE ‪@everythingaboutvillage‬
Faleminderit.


Hello my Friends!
In this video we will make Albanian Baklava as our Mother used to make by drying the pattied. The Original Recipe. Traditional Albanian Baklava.

Recipe:
For the Dough:
1 kg of flour,
2 eggs
Half a teaspoon of baking soda
water

450 g Nuts
Butter

2 kg of sugar
1.5 kg of water

Preparation:
Put the flour in a pan. Then add the eggs, baking soda and water. We add water little by little until it becomes a soft dough but does not stick to the hands.
Knead the dough well for about 10-15 minutes.
Let it rest for an hour.

While the dough rests, break the walnuts. Chop the walnuts into small pieces.

After an hour, take the dough and divide it into four equal parts. Divide each part into 10 small cakes.
We take a cake and open the dough to the size of the pan. We place the open patties on the sheet to dry. This is how we do with all the other patties
Melt the butter in a pot.
Grease the pan with butter and lay the first patties, which should be soft. Brush the patties with butter and lay out the other dry patties. Brush each of the patties with butter.
After we have laid the first 20 dumplings, add the nuts.
Lay the other noodles as well.
Lay the last 2 patties without drying them.
Spread the top with butter.
We cut the baklava in the shape of a star.
We bake it for about 20 minutes at 150 degrees. Then we lower it to 100 degrees.
I put baking paper on top. I baked it for 4 hours. In the last 5 minutes, I removed the baking paper.

Boil the serving for 10 minutes. Let it cool for 10 minutes and add the baklava.
Cold baklava. Serve hot.
Enjoy your meal.
Happy 2024!
Don't forget to click SUBSCRIBE ‪@everythingaboutvillage‬
Thank you!

Комментарии

Информация по комментариям в разработке