Ushtria Shqiptare 1912-1991! Si u rreshtua nga "Traktati i Varshavës" në NATO-Pjesa I / DOSJA E

Описание к видео Ushtria Shqiptare 1912-1991! Si u rreshtua nga "Traktati i Varshavës" në NATO-Pjesa I / DOSJA E

Autor: Kreshnik KUÇAJ

Montazhi: Ergis Hasanbelli
Lexoi tekstin: Rud Hizmo
DOSJA E, Çdo te enjte, ora 20:00 në SCAN TV

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore Shqipëria do të renditej në krahun e kampit fitues, duke iu njohur edhe kontributi në luftën kundër fashizmit. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria do të mbetej në sferën e influencës së Bashkimit Sovjetik duke u rreshtuar në kampin lindor. I sapodalë nga lufta, vendi do të niste një proces transformimi rrënjësor, pjesë e të cilit do të ishte edhe fuqizimi i potencialit ushtarak të vendit.
Në vitet 1944-1945 Ushtria NacionalÇlirimtare do të niste procesin e reformimit duke kaluar nga një ushtri lufte në një ushtri paqeje, si rrjedhojë e çlirimit të vendit.
Në këtë mënyrë, ushtria do të pakësohej në numër dhe do të riorganizohej me grada ushtarake e struktura të reja.
Fillimisht Shqipëria do të asistohej nga Jugosllavia e më pas nga Bashkimi Sovjetik. Brenda pak vitesh, ushtria do të kishte në përbërje 27 mijë ushtarakë aktivë ndërsa struktura organizative e saj do të përbëhej nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore, Forcat Detare, Forcat Ajrore etj.

Subscribe:
https://www.youtube.com/c/Televizioni...

WEB:
https://scantv.al/

Facebook:
  / televizioniscan  

Instagram:
  / scan_tv  

Linkedin:
  / scantv  

TikTok:
  / scan_tv  

#scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #ushtria #enverhoxha #ahmetzogu #mehmetshehu #dossier #dokumentar #ismailqemali #princvidi #vidi #isaboletini #clirimtare #luftë #armatime #mbrojtje #varshave #nato #aleance #ushtarake #dosjae #kreshnikkucaj

Комментарии

Информация по комментариям в разработке