Pirro Vëngu i kaloi stafetën e drejtimit të ministrisë së mbrojtjes, Ermal Nufit. Ceremonia zyrtare u krye në Garnizonin “Skënderbej”, nga ku Vëngu pati një mesazh falenderimi për kryeministrin Edi Rama dhe premtoi angazhim të plotë politik, si deputet i qarkut të Vlorës.
“Ta dini se kalimi im me kohë të plotë si deputet i Vlorës, nuk e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, përkundrazi, siguria e Shqipërisë sot mbrohet si në terren, ashtu edhe në tryeza të tjera diplomatike e politike, si me uniformë, ashtu edhe në aleanca të qëndrueshme. Në detyrën e re plot mirënjohje për mbështetjen nga kryeministri Rama, do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie, qartësi në qëllim, disiplinë në veprim dhe besnikëri ndaj interesit kombëtar.”
Ministri i ri i mbrojtjes, Ermal Nufi renditi prioritetet e tij në krye të ministrisë së mbrojtjes, mes të cilave rijetëzimi i industrisë ushtarake dhe modernizimi i Forcave të Armatosura.
“Një nga prioritetet e kësaj Ministrie, sipas vullnetit politik te Kryeministrit mbetet zhvillimi dhe modernizimi i Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ri-jetësimi i industrisë ushtarake, rritja e kapaciteteve për përballimin e emergjencave civile si dhe hapje e rrugës drejt inovacionit ne fushe e mbrojtës në përputhje të plotë me standardet e NATO për te garantuar efektivitetin e te gjitha strukturave tona. NATO mbetet garancia më e fortë për sigurinë e vendit tonë. Shqipëria është një anëtare krenare e Aleancës dhe një partner i besueshëm. Si një vend anëtar i NATO-s dhe si një vend i përkushtuar ndaj integrimit evropian, ajo ka një përgjegjësi të veçantë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.”
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#PirroVengu
Информация по комментариям в разработке