Manifestimi i Vitit të Ri Hixhri - 1440 në Xhaminë e fsh. Shipkovicë 2018

Описание к видео Manifestimi i Vitit të Ri Hixhri - 1440 në Xhaminë e fsh. Shipkovicë 2018

Manifestimi i Vitit të Ri Hixhri - 1440 në Xhaminë e fsh. Shipkovicë

Me rastin e Vitit të Ri Hixhri më 11.09.2018 (e martë), Myftinia e Tetovës pas namazit të akshamit, organizoi manifestim fetar në Xhaminë e fsh. Shipkovicë. Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti për arsim fetar pranë Myftinosë Hfz. Abdurrahim ef. Murati, morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Kryetari i Kuvendit të BFI - së H. Haki ef. Agushi, Imamët e Xhamisë së fshatit Zendel ef. Xhezairi dhe Fikret ef. Memeti, hoxhallarët e Tetovës dhe rrethinës, si dhe një numër i madh i xhematit. Para xhematit u prezantua një program fetaro-kulturor nga disa hoxhallarë, studentë të FSHI-së dhe nxënës të Medresesë Isa Beu. Programi filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë dhe vazhdoi me mevlud, ilahi dhe kaside.
Myftiu i Tetovës për hir të kësaj nate mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e kësaj nate. Duan e këtij manifestimi e bëri Haki ef. Ndërsa në namazin e jacisë priu referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës Mr. Xhemil ef. Memeti.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке