Shkodra protestoi sërish, diten e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në mënyrë paqësore të reagohej për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Sot është një vjetori i krijimit të Prokurorisë së Posacme (SPAK). Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka filluar ushtrojë funksionet e saj nga data 19 Dhjetor 2019.
Partia Demokratike ka vendosur të ankimojë vendimin e Prokurorisë së Dibrës për mbylljen e hetimeve për dosjen 184, duke akuzuar vetëm 4 zyrtarë lokalë.Në një deklaratë për media, PD thekson mes të tjerash se “hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne, çmoi artistin e shquar të muzikës shqiptare, Milto Vako, (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Ish-deputeti i PD-së Endri Hasa përmes një deklarate nga selia blu, tha sot se qeveria Rama dështoi me mësimin on linë. Sipas tij, në 7 vjet janë zhdukur 18 milionë eurot e shpenzuara për dixhitalizimin. PD denoncoi se qeveria caktoi 18 milionë euro për dixhitalizimin por realiteti përballë është për të dëshiruar.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me mbështetës të LSI në Tepelenë.Përmes një instastory, Kryemadhit i ka bërë përshtypje fjala e një tepelenasi, ndërsa shton se qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit.
Është përcjellë sot për në banesën e fundit 41 vjeçari Ajet Guneli, i vrarë dy ditë më parë në një lokal fshatin Goraj në Kuçovë nga personi që i kishte marrë me qira një stallë derrash.
Të dhënat për vrasjen makabre të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, sa shkojnë dhe bëhen edhe më të rënda. Sot, mediat italiane shkruajnë se çifti Pasho janë vrarë në shtëpinë me qira ku po rrinin, dhe se trupat e tyre janë vendosur në 4 valixhe pranë burgut Solliciano. Për të marrë më shumë detaje në lidhje me çështjen prokurorët do të shkojnë në Zvicër për ta marrë në pyetje djalin Taulant Pasho, rreth fatit të prindërve të tij
Dy persona janë arrestuar me 4 kg kanabis që ishin duke e transportuar me mjetin e tyre. Në pranga përfunduan Eltjon Mersala, 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier , i cili ka qenë i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe Petrit Shkrela, 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier, i cili është dënuar më parë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë të premten se Serbia nuk do të njohë Kosovën për sa kohë që ai do të jetë në detyrë. Presidenti serb deklaroi gjithashtu se Serbia nuk do të bëhet pjesë e NATO-s, sepse është një vend me ushtri neutrale.
Si pasojë e një shpërthimi të një bombule oksigjeni në një Spital Covidi, në Gazintep të Turqisë humbën jetën 9 pacientë. Ngjarja ndodhi në spitalin Universitar SANKO Covid-19. Pas incidentit, 8 nga 19 pacientë e shtruar në njësinë e kujdesit intensiv vdiqën, 11 pacientë u transferuan në spitale të tjera.
Qytetarët italianë nuk do të kenë mundësi të lëvizin nga një rajon në tjetrin për festat e fundvitit, pas vendimeve të fundit të marrë nga qeveria. Pas takimit me Këshillin e Ministrave, kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se është marrë vendimi që nga data 24 dhjetor deri në 6 janar Italia të jetë “zonë e kuqe”
Shtetasit amerikanë do të aksesojnë së shpejti vaksinën e dytë antiCovid-19.Vaksina e kompanisë Moderna do të jenë vaksina e dytë që merr një miratim për përdorim kundër virusit pandemik.Lajmi është dhënë nga Stephen Hahn, drejtori i Administratës Amerikane për Ushqimet dhe Barnat.Ky lajm i mirë vjen vetëm një javë pasi u miratua përdorimi i Pfizer.
Zyrtarë të kompanive prodhuese të vaksinës thanë se parashikojnë të fillojnë dërgimin e vaksinave në tre-mujorin e parë të 2021. Partneriteti i njohur COVAX tha se kjo sasi përfshin 1.3 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Информация по комментариям в разработке