Shije Shtëpie - Role të mbushur me kadaif dhe arra nga Znj.Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Role të mbushur me kadaif dhe arra nga Znj.Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

1 pako peta (për bakllava)

250 gr gjalpë

1 filxhan kafe vaj vegjetal

400 gr kadaif

200 gr arra

100 gr çokollatë (opsionale)

200 gr hallvasi (opsionale)

Sherbeti:

800 gr sheqer

500 ml ujë

1 lugë kafe ekstrakt vanilje ose rum

2 feta limon

Fillimisht thërrmojmë kadaifin në fije të shkurtra. Shkrimë gjalpin dhe ¾ e tij e përdorim për sipërfaqen e kadaifit. Vendosim në tavolinën e punës 1 petë, e lyejmë me gjalpë dhe vendosim mbi të petën e dytë. Shpërndajmë mbi petë, jo deri në fund, një shtresë të hollë me kadaif. Më pas mbi të thërrmojmë arra dhe sipas dëshirës mund të shtojmë copëza të vogla çokollate të zezë dhe pak hallvasi (2 përbërësit e fundit janë opsionalë).

Fillojmë të mbledhim petën role, presim skajet dhe e vendosim rolenë në tepsi të lyer me gjalpë. Kështu vazhdojmë deri në fund. Lyejmë përsëri me gjalpë rolenë në sipërfaqe dhe e vendosim në furrë në temperaturën 170 gradë për 30-35 minuta derisa petët të marrin ngjyrë të artë.

Gjatë kohës që piqet ne përgatisim sherbetin. Vendosim sheqerin + ujin + limonin dhe e lëmë të ziejë nga momenti i vlimit vetëm për 6-7 min. E largojmë, pasi ëmbëlsira me kadaif të piqet e lëmë të ulet temperatura dhe të jetë e vakët, ndërsa sherbeti i nxehtë (jo në temperaturë vlimi) kur të shërbehet.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке