Rudina - Iluzionisti Nadir Mura rrefen rrugetimin e tij ne boten e “magjise”! (25 shkurt 2020)

Описание к видео Rudina - Iluzionisti Nadir Mura rrefen rrugetimin e tij ne boten e “magjise”! (25 shkurt 2020)

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Nadir Mura njihet si iluzionist, aktor dhe së fundmi po realizon dokumentarë. Deri më tani ka realizuar 2 dokumentarë ” Ius Soli”, “Immigrati di Suçesso” dhe është duke punuar në dokumentarin e tretë. (Flitet që do të realizojë një dokumentar për Skënderbeun, por ende nuk do të flasë shumë për të pasi nuk e ka realizuar ende).Nadir Mura ka lindur në Vlorë dhe që në moshën 11-vjeçare lindi pasioni i tij si iluzionist duke përdorur shaminë e kuqe të mamit për të bërë trukun e tij të parë. Në eksodin masiv të shqiptarëve për në Itali në 1991, Nadir Mura shkoi në Itali, vend në të cilin ai zhvilloi gjithë karrierën e tij artistike fillimisht si iluzionist më pas si aktor dhe tashmë edhe si producent dokumentarësh. Ka marrë pjesë në disa programe të suksesshme në Itali që prej vitit 1995 me Maurizio Costanzo, Carlo Conti, Pino Insegno, Licia Colò si dhe me aktoren italiane Paola Cortellesi etj.Por jo vetëm në Itali, Nadir Mura, do të çudiste me iluzionet e tij edhe skenat e spektakleve në Greqi si në Mega Channel në Greqi. Nadir Mura nuk mund të harronte vendin e tij, shpesh herë ka ardhur në Shqipëri duke performuar numra magjik në koncerte apo spektakle. Në vitin 2011 deri më 2018, Nadir Mura u rikthye sërish në Shqipëri për të realizuar programin e tij “Enigma”, në të cilin ai trajtonte çështjet apo vendet më misterioze në Shqipëri. Përveç magjisë Nadir Mura ka patur ekperiencat e tij edhe si aktor. Ai ka luajtur në 27 filma në Itali ku në disa prej tyre ka qenë në rolin antagonist. Nadir Mura prej 29 vitesh jeton në Romë, i martuar me një shtetase italiane dhe gëzon një familje të lumtur me tre fëmijët e tij, dy djemtë dhe vajzën 8 vjeçare.

WEB: https://tvklan.al/
Facebook:   / tvklan  
Instagram:   / rtvklan  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке