Stop/ Video-skandali, shkon të vizitohet, polici i nxjerr armën mjekes, lihet i lire – 29 Tetor 2024

Описание к видео Stop/ Video-skandali, shkon të vizitohet, polici i nxjerr armën mjekes, lihet i lire – 29 Tetor 2024

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Denoncimi i rradhës vjen nga një mjeke e re kardiologe në Spitalin e Gjirokastrës. Jona Leka, që punon prej 4 vjetësh në këtë spital, tregon, se të premten e kaluar, gjatë një vizite rutinë, polici i kufirit Siri Kacaboni, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka kërcënuar. Kur polici po vizitohej, mjekja konstatoi, se Kacaboni ishte vizituar pak kohë më parë nga një koleg i saj dhe kishte bërë të gjitha ekzaminimet. Polici ka filluar të tregojë episode të jetës së tij personale dhe e ka pyetur mjeken për origjinën. Kur nuk ka marrë përgjigje, ai është ngritur dhe ka nxjerrë armën e shërbimit nga një qese, duke e mbushur në sy të mjekes.Ngjarja është filmuar nga vetë mjekja dhe situata e treguar, provohet qartë.Doktoresha Jona Leka e denoncoi incidentin dhe policia shkoi menjëherë dhe shoqëroi Kacabonin. Por në ambientet e komisariatit mjekja kuptoi, se ngjarja po mbulohej nga kolegët e policit.Kur “Stop” filloi të interesohej për rastin në Policinë e Gjirokastrës dhe AMP nisën të lëvizin gjërat dhe u bë gati dokumentacioni për në prokurori. Shefi i AMP,Gjirokastër,Vasil Kalluci, pohon veprimet në fjalë, që duhet t’i kishte ndërmarrë, që kur Siri Kacaboni u shoqërua në kushtet e flagrancës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке