“Edhe sot më pyesin çfarë u bë me Bleona Matën”, ‘rrëfehet’ Aida Shtino: Nga natyra jam kokëfortë

Описание к видео “Edhe sot më pyesin çfarë u bë me Bleona Matën”, ‘rrëfehet’ Aida Shtino: Nga natyra jam kokëfortë

Moderatorja e Fax News, Aida Shtino ka ‘rrëfyer’ jetën e saj profesionale në një intervistë për emisionin “Ka Motorr” me Ana Haxhimalin.

Moderatorja tregoi se ishte ftesa e Preisdentit te Fax News, Kasem Hysenbelliu që e bindi t’i bashkohet Fax News në një emision ndryshe nga ai që kishte drejtuar prej disa vitesh, Njerëz të Humbur.

Aida Shtino tha se kjo ishte një sfidë e rë për të, por ajo nga natyra është njeri kokëfortë që i shkon gjërave deri në fund .

Duke folur për “Njerëz të Humbur”, Shtino u shpreh se edhe sot njerëzit e pyesin se çfarë u bë me vogëlushen Bleona Mata apo të tjerë persona të humbur.

Flet Aida Shtino

Pata një ftesë nga Presidenti i ndjerë Kasem Hysenbelliu. Ishte një periudhë pushimi, dhe hapi tjetër që do bëja ishte një emision që nuk do kërkoja njerëz të humbur por identitetin tonë të humbur. Unë kuptova nga dita në ditë se ne nuk njohim historinë tona.

Në fillim ka pasur mosbesim se isha gazetare femër, investigative. Nga natyra jam pak kokëfortë dhe i çoj gjërat deri në fund, edhe sikur të gjithë ti kisha kundër. Sigurisht kisha një staf të përkushtuar. Kur gjetëm personin e parë aty morëm forca dhe vazhduam udhëtimin prej shumë vitesh. Ka lënë mbresa te mua dhe më ka ndryshuar jetën, nga historitë që dëgjoja çdo ditë dhe nga kërkimet që bëja, me thënë të drejtën jam bërë njeri më i mirë. Ne shpeshherë shqetësohemi për gjëra që nuk janë shumë të rëndësishme dhe kur vjen momenti që një një nënë kërkon fëmijën që nuk e ka parë prej vitesh.

Tani që e mendoj them si e kam përballuar. Mundohesha mos ti marr shumë emocionalisht gjërat. Ne punonim deri në 12 të natës. Në ekran dilnim vetëm ditën e premte . Historitë ishin shumë të ndërlikuar. Ka qenë vështire sepse ka pasur raste që kemi qëndruar 6 orë live, dhe regjizori më thoshte Aida mbylle se shkoi vonë. Kur vija në shtëpi aty më rrinte mendja. Është e pashmangshme që të shkëputesha nga Njerëz të Humbur. Dhe kur dilja me familjen time të gjithë më pyesnin çfarë u bë për Bleonën. Jo vetëm Bleona, unë kam kërkuar shumë fëmijë të humbur në emision.

#faxweb #faxnews #zgjohu

Follow Fax News Albania

Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE:    / @faxnewsalbania9903  

For more content from click HERE: https://www.faxweb.al/

Like Fax News on Facebook HERE:   / faxweb.al  

Follow Fax News on Instagram Here:   / faxnews.tv  

Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке