Top Channel/ Noka akuza qeverisë nga Himara: 500 euro një votë, provat do t’i mbledhim më vonë

Описание к видео Top Channel/ Noka akuza qeverisë nga Himara: 500 euro një votë, provat do t’i mbledhim më vonë

Flamur Noka nga Himara hodhi akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me procesin e votimit për kryetarin e bashkisë, por pa fakte, pasi sipas tij faktet po mblidhen.

Ai tha se “sot ka qenë një ditë që himarjotët dhe shqiptarët kanë parë një farsë që ka nisur kohë më parë dhe përfundoi sot”.

Më tej ai shtoi se “Celibashi e pohoi me gojë që në Shqipëri kush fiton e vendos Rama. 6157 votuesve iu mohua e drejta për të votuar. Që këtu Rama e ka përcaktuar gjithçka”.

“Këtu ka të patën 3 javë që janë bandat e pushtetit çdo ditë duke shantazhuar dhe kërcënuar”, shtoi ai më tej.

“E gjithë administrata është këtu, duke dhënë tapi, duke premtuar leje për hotel apo gjëra të tjera. Gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve. Në disa zona, vota ka shkuar në 500 euro. Të gjithë janë në terren, në fund do mblidhen provat”, tha ai.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Himara#Noka#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке