Ceremonia e lamtumirës për punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Novruz Cenalia

Описание к видео Ceremonia e lamtumirës për punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Novruz Cenalia

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, organizoi ceremoninë e lamtumirës për punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Novruz Cenalia, i cili humbi jetën në detyrë, më datë 13.05.2024.

Ceremonia nisi me nderimin e inspektorit, në ambientet e teatrit të qytetit të Fierit dhe më pas vijoi në varrezat publike në fshatin Baltëz.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Zëvendëskryetarja e Kuvendit, drejtues të lartë të Policisë, punonjësit e Policisë së Fierit, drejtues të lartë të pushtetit vendor të qarkut Fier, përfaqësues të institucioneve në nivel qendror dhe në nivel qarku, kolegë dhe qindra qytetarë.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e punonjësit të Policisë Inspektor Novruz Cenalia dhe garantoi familjarët se Policia e Shtetit po bën gjithçka për të vënë para drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Policia e Shtetit ngushëllon familjarët, kolegët dhe miqtë e Inspektor Novruz Cenalisë, për humbjen!

I paharruar, kujtimi i tij!

Комментарии

Информация по комментариям в разработке