Speca të mbushur me gjizë në furrë nga zonja Vjollca

Описание к видео Speca të mbushur me gjizë në furrë nga zonja Vjollca

#rrezedielli #reportTV
Speca të mbushur me gjizë në furrë
Përbërësit:
1 kg speca jeshil
2 speca me ngjyrë
2-3 domate mesatare
400 gr gjizë dhe 100 gr djath I bardhë
1 tufë majdanoz
3-4 thelpi hudhra
1 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
rigon, trumzë dhe nenexhik
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojmë specat I presim ato në formën e një kapaku duke pastruar dhe farat nga brenda. Specat me ngjyrë ( në mungesë të tyre dhe speca jeshil) I presim në kubikë të vegjël, po ashtu dhe domatet duke I pastruar farat dhe lëngun e tyre. Majdanozin, hudhrat, I grijmë imët Në një tas vendosim gjizën, djathin e thërrmuar bukën e thekur të grirë ( galetë), hudhrat, specat dhe domatet në kubikë, majdanozin, rigon, turmëzën dhe nenexik, piper të zi. Rregullojmë shijen nëse duhet kripë dhe 2 lugë gjelle vaj uliri I përziejmë mirë. Mbushin specat me përziejren në tas dhe I vendosim ato në një tepsu të lyer me vaj. I spërkatim pak nga sipër me vaj dhe I lyejmë në furcë. I pjekim në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 20-25 minuta.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке