E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (13 nentor 2016)

Описание к видео E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (13 nentor 2016)

Facebook:   / tvklan   Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Ueda u njoh me një djalë në facebook. Për një vit ai u hoq si dikush tjetër. Cfarë ndodhi kur Ueda mori vesh të vërtetën ,ajo sot ka thirrur e motren e saj. Gjëja më e mirë e të pasurit një motër, është se ndërkohë ke dhe një shoqe të ngushtë!
Ueda, një nënë në moshë fare të re, është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, për t’i dhënë një falenderim shumë të veçantë motrës së saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj, sakrificat që ka kaluar gjatë këtyre viteve dhe rolin e madh të motrës në jetën e saj. Ornela është motra më e madhe, që i është dashur të kujdeset për të dhe vajzën e saj të vogël. Njohja me bashkëshortin ishte rastërore ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të një lidhjeje. Ueda u njoh nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe për gati një vit ai u hoq si dikush tjetër, duke e gënjyer vazhdimisht, që jetonte dhe studionte jashtë, ishte me origjinë nga qyteti, por në fakt të gjitha këto nuk ishin të vërteta. Pas një viti lidhjeje, Ueda ia kishte treguar edhe familjes për këtë histori, por këta të fundit nuk ishin dakord. Shumë shpejt ajo e kuptoi që kjo lidhje ishte ndërtuar mbi baza mashtrimi dhe i dashuri i saj nuk kishte treguar të vërtetën pasi mendonte që çdo gjë do të shkatërrohej. Por lidhja nuk kishte sesi të përfundonte aty, pasi mes tyre kishte ndjenja të vërteta dhe Ueda vendos t’ia falë këtë gënjeshtër, për t’ia nisur nga e para.
Megjithatë problemi nuk ishte më djali, por familja e vajzës, pasi ajo i kishte ndërtuar një figurë tjetër në atë çka ai ishte në të vërtetë. Ueda detyrohet që këtë të vërtetë t’ia rrëfejë babait, por ai nuk denjon as ta takojë e jo më ta pranonte si dhëndër. Ishte motra që ndërhyri për t’i mbushur mendjen të atit për ta takuar. Më në fund e bindi, por ai nuk e pranoi kurrë lidhjen e vajzës së tij.
“Unë lidhjen e vazhdova edhe pse familja ishte kundër. Më pas ngela shtatëzënë. Si për çdo prind nuk e ka të lehtë që të ketë vajzën shtatëzënë, që nuk është e martuar. Të paktën këtu në Shqipëri, kështu është mentaliteti jonë. Më pas u takua babai me vjehrrën time. Ajo nuk pranoi, nuk është momenti tani, është më mirë të abortojë. Duke marrë këtë përgjigje nga ana e vjehrrës, babai filloi ta kishte edhe më të vështirë të pranonte që vajzën ta mbante shtatzënë në shtëpi të tij, të pamartuar. Si vjehrra, të njëjtën gjë më tha edhe babi, që të abortoja. Duke u ndodhur në këtë situatë nuk kishim zgjidhje tjetër dhe vendosëm që të dy, që të abortoja. Ditën që shkoj për të abortuar, shkova me motrat e mia dhe me Albanin. Doktori më thotë që nëqoftëse nuk je esëll duhet të konsumosh sa më shumë lëngje. Më pas shkuam në lokal dhe për dy orë asnjëri nga ne nuk tha asnjë fjalë. Në minutat e fundit motra e madhe Ornela, na pyeti; ju çfarë doni të bëni? Ne duke i thënë, se duke mos pasur mbështetje nga familjet, të vegjël jemi, një punë stabël nuk e kemi dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Ajo tha që do t’i merrte përsipër të gjitha, nëse do të ishte e nevojshme do të dilte edhe ajo nga shtëpia dhe do të përgjigjej për çdo gjë”.
Vetë Ornela është e martuar dhe ka dy fëmijë. Zemra e nënës gjithmonë ndjen dhe kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet kryesore që nuk e la motrën e saj në baltë. Por gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, asgjë nuk ndryshoi. Vjehrra nuk mund ta pranonte, nga ana tjetër as babai i saj. Duke parë këtë situatë, ky i fundit vendosi që vajza e tij të mos shoqërohej më me Albanin dhe fëmijën ta mbante në shtëpi. Por ajo këtë zgjedhje të babait nuk e pranoi. Motra e saj ishte insistuese vazhdimisht, që t’u linte më tëpër kohë çiftit.
Të ndodhur në këto situata vështirësie, ai vendosi të emigronte, duke lënë vetëm Uedën me foshnjen e porsalindur. Duket se fati nuk i buzëqeshi as në emigrim Albanit, pasi filloi të merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike, ku më pas u kap nga policia. Sot ai është në burg dhe Ueda u detyrua të qëndronte në shtëpinë e babait të saj. Kur familja mori vesh për këtë histori të radhës, tronditja ishte edhe më e madhe.
“Je shumë e re, ke vuajtur shumë dhe kjo është e tepërt” – i ka thënë babai i saj.
“Ornela i tha që të mos mërzitej sepse kishte një punë shumë të mirë dhe do të mund t’i mbulonte shpenzimet e vajzës. Falë saj kam vajzën sot, sepse ajo më ndaloi abortin dhe më ka ndihmuar në çdo gjë tjetër.”
Ndaj Ueda vendosi që këtë histori ta ndajë me të gjithë dhe ta falenderojë publikisht motrën.
“Ti ke bërë shumë për mua, je bërë nënë edhe baba për mua. Të falenderoj pa masë për gjithçka ke bërë, por gjithashtu edhe të kërkoj falje sepse kam qenë ngarkesë për ty, pasi ke shtuar orët e punës për mua.”
“E dija që do ishe ti, jam pa fjalë. Ti ke një zemër të madhe dhe ato që të njohin e dinë shumë mirë këtë gjë. Për mua është një emocion i veçantë, është një kujtim që do ta mbaj mend gjatë. Ajo është gjithçka, është më e mira”, u shpreh Ornela.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке